Postime tjera

Topics :
Lajme nga futbolli 2012. Powered by Blogger.

Kaka refuzon të gjitha ofertat për skuadrën e zemrës !


Leite Kaka dëshiron të largohet nga Real Madridi për tu kthyer në Milan. E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të hënën se mesfushori është i gatshëm të largohet nga gjiganti madrilen ku nuk zë vend në formacionin bazë të ekipit të Jose Mourinhos.
Ylli brazilian tashmë ka refuzuar oferta nga Los Angeles Galaxy dhe Guangzhou Evergrande duke ruajtur mundësinë e rikthimit në skuadrën e tij të zemrës “Milan” , ku luajti gjatë periudhës 2003-2009 para transferimit në Real Madrid për 68.5 milionë euro.
Në Real, ai përfiton 10 milionë euro në vit.
5:48 AM | 0 Komente | Read More
Related Posts Widget For Blogger with ThumbnailsBlogger Templates

Mancini-City, "dashuria" zgjat edhe 5 vjet

Menaxheri i Manchester City-t, italiani Roberto Mancini ka nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare me kampionët e Premier League angleze. 
5:41 AM | 0 Komente | Read More

Blerim Xhemaili te Milan?

Për të plotësuar mesfushën kuqezi, Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani është duke kërkuar për futbollistë të cilët mund të jenë të dobishëm për skemat e trajnerit Massimiliano Allegri.
5:33 AM | 0 Komente | Read More

Shumë më duan por nuk largohem

Thiago Alcantara rrezikon që edhe sezonin e ardhshëm të përdoret si një zëvendësues për skuadrën, por kjo nuk e nxit atë që të largohet nga Barcelona.
5:32 AM | 0 Komente | Read More

Deschamps, trajner i ri i Frances!


Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar që Didier Deschamps është trajneri i ri i Frances, pas largimit të Laurent Blanc
5:27 AM | 0 Komente | Read More

VIDEO: Xherdan Shaqiri mahnit Bayernin – shënon me parabolë!

Super talenti kosovar, i cili është bashkuar me skuadrën e tij të re vetëm disa ditë më parë, i ka mahnitur bavarezët me një gol-parabolë të shënuar në stërvitje

Shikojeni Videon:
5:22 AM | 0 Komente | Read More

Galliani: Milani ka kualitet për ta fituar titullin

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata janë të aftë ta fitojnë Scudetton këtë sezon.
5:19 AM | 0 Komente | Read More

Totti kërkon blerje të reja

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka paralajmëruar drejtuesit e klubit se ata duhet të blejnë këtë verë.
5:18 AM | 0 Komente | Read More

Xabi: Reali tash synon Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se fokusi i mbretërve është ta fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.
5:16 AM | 0 Komente | Read More

Zyrtare: Elia lojtar i Werderit

Eljero Elia ka kompletuar transferimin e tij nga Juventusi te Werder Bremeni për një shumë prej 5.5 milionë euro.
5:07 AM | 0 Komente | Read More

Lusio ikën nga Interi, një hap larg Juves


Prapaskena Drejtori i përgjithshëm i klubit torinez, Bepe Marrota, ishte duke udhëtuar në Varshavë për të folur me mbrojtësin gjerman Mats Humels për një kalim në Torino. Por ndërkohë kishte pasur kontakte me lojtarin brazilian, ku i kishte ofruar atij një vend në ekip. Pikërisht kjo gjë ka bërë që Lusio t’i kërkojë klubit zikaltër që të largohet dhe të dyja palët e kanë zgjidhur kontratën me kompromis. Vetë futbollisti kishte për të luajtur në Milano edhe dy vite të tjera. Duket se te zikaltrit nuk i dinin qëllimet e mbrojtësit, ndërsa oferta e vetme për të zyrtare kishte ardhur nga klubi turk i Fenerbahçes. Por, kalimi te torinezët dhe marrja pjesë në Champions, si dhe një pagë e mirë duket se e joshën brazilianin, që është në fund të karrierës së tij. Nga kjo lëvizje përfitojnë bardhezinjtë, të cilët e marrin futbollistin pa paguar asnjë shifër për kartonin e tij. Te Juvja kjo goditje konsiderohet si e gjetur, njësoj si një vit më parë, kur nga Milani u mor fantazisti Andrea Pirlo që shkëlqeu në kampionat dhe po i mahnit të gjithë në Evropian. Pritet që braziliani të firmosë shumë shpejt me “Zonjën e Vjetër”.
Interi Klubi zikaltër ka lajmëruar se e ka prishur në mënyrë konsensuale kontratën me mbrojtësin Lusio. Ai kishte rinovuar dhe kishte edhe dy vite të tjera për të luajtur me Interin. Por braziliani u kishte kërkuar drejtuesve se kërkonte të largohej për të vazhduar karrierën e tij në një tjetër ekip. Drejtuesit e Interit ishin të informuar se për të interesohej skuadra e Fenerbahçes por, fakti që mediat italiane raportojnë për kalimin e tij te Juventusi, është diçka e papritur. Interi kursen nga prishja e kontratës 14 milionë euro. 

6:45 AM | 0 Komente | Read More

E dashura e Casillas turpërohet para kamerave ! (Video)


Gazetarja dhe e dashura e futbollistit spanjoll Iker Casillas, Sara Carbonero është bërë globalisht e njohur kur gjatë një interviste u puth me të dashurin e saj.
Këto ditë mediat e botës ende shkruajnë në lidhje me paraqitjen e saj televizive, por jo në mënyrë pozitive.
Domethënë, këtë herë jo për romantizëm por për poshtërimin e saj para kamerave. Sara pas ndeshjes mes Spanjës dhe Portugalisë në Euro 2012 intervistoi futbollistin spanjoll Andres Iniesta dhe e pyeti:
“A do të dëshiroje që të ishe në mesin e gjuajtësve të penalltive?” dhe Andreas i habitur ju përgjigj: “Epo, unë kam qenë … dhe kam gjuajtur penalltinë e dytë”.
Në këtë Sara u përpoq të ‘shpetonte’ nga situata, sepse intervista po shfaqej drejtpërdrejt, duke thënë: “Oh, kam menduar diçka tjetër!” dhe ndërroi temën, por video vetëm disa minuta më vonë filloi të qarkullojë në internet.
10:26 AM | 0 Komente | Read More

“Flamuri gjerman” që përmbysi Gjermaninë (Foto)

Një asist perfekt i Ricardo Montolivos bëri që Balotelli të shënoj golin e dytë dhe të eliminoj Gjermaninë e cila vlerësohej si favorite për të fituar Euro 2012. Për mediat gjermane është “vrasëse” fotoja e këmbës së Montolivos në të cilën dukej flamuri gjerman, duke “përmbysyr” një shtet e cila deri në këtë fazë ishte kombëtarëja më bindëse.
Montolivo është bir i një babai italian dhe një nëne gjermane, arsyeje kjo që mesfushori italian e mban flamurin gjerman në takat e tij
8:37 AM | 0 Komente | Read More

Juventus, në sulm për Humels dhe Balotelin

Vazhdon në mënyrën më të mirë merkatoja e Juventusit të Antonio Kontes. Pas përforcimeve në mesfushë, drejtuesit bardhezi kanë nisur tentativat e para për të përforcuar sulmin dhe mbrojtjen. Ëndrra e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” mbetet gjermani Mats Humels, e nga ana tjetër sulmuesi Mario Baloteli.
Mbrojtësi Ka qenë vetë trajneri Antonio Konte, i cili ka insistuar të ketë në skuadër mbrojtësin gjerman. Pas ndërprerjes së tratativave për shkak se drejtuesit e Borusia Dortmundit e vlerësojnë kartonin e tij mbi 20 milionë euro, situata ka ndryshuar shumë gjatë ditëve të fundit. Juventusi nuk ishte i gatshëm të paguante shifrën e kërkuar nga drejtuesit gjermanë, si rrjedhojë ka përfshirë në tavolinën e tratativave kartonin e sulmuesit Alesandro Matri. Italiani shikohet me sy të mirë nga drejtuesit e Borusias, të cilët duket se kanë lënë të kuptohet se do ishin të gatshëm të pranonin këtë shkëmbim futbollistësh, në rast se Juventusi do ofronte minimumi 10 milionë euro. Duke parë mungesën e likuiditetit, bardhezinjtë po mendojnë ta mbulojnë shumën e kërkuar nga gjermanët, duke përfshirë në tratativa mesfushorin Milos Krasiç. Oferta e “Zonjës së Vjetër” është më se bujare, si rrjedhojë drejtuesit gjermanë mund të pranojnë të firmosin transferimin e Humelsit në Torino, në këmbim të Krasiç dhe Matrit në Gjermani.
Sulmuesi Mario Baloteli është sulmuesi që Juventusi po kërkon të blejë prej kohësh. Bardhezinjtë pasi kanë ndjekur për shumë kohë Van Persin dhe Pogba, janë hedhur në sulm seriozisht për sulmuesin breshian, i cili kërkon të largohet nga Mançester Siti. Për momentin tratativat nuk kanë filluar, por mund të startojnë në përfundim të Evropianit. Baloteli nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer në Serinë A. Dhe gjatë ditëve të fundit, menaxheri i tij Mino Raiola është parë shpeshherë në shoqërinë e drejtuesve të Juventusit. Si rrjedhojë, gjithçka mund të marrë jetë shpejt, meqenëse menaxheri i sulmuesit italian ka një raport të shkëlqyer me drejtuesit bardhezi.
6:59 AM | 0 Komente | Read More

Buffon i pakënaqur me paraqitjen e Italisë

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, është i pakënaqur me paraqitje ne Italisë pavarësisht fitores ndaj Gjermanisë, duke i akuzuar bashkëlojtarët e tij se ishin dështakë para golit.
4:36 AM | 0 Komente | Read More

Cristiano Ronaldo – 8 gjërat që nuk i dini për të


Ai është futbollisti më i mirë në botë. Ai është superylli i klubit më prestigjioz në botë, Real Madrid dhe është lideri, kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë. Në Euro 2012 ai ka shfaqur paraqitje epike në momentet më vendimtare për ekipin e tij. Këto të gjitha ju sigurisht se i dini, por para duelit gjysmëfinal ndaj Spanjës, Telegrafi zbulon detaje tjera që nuk i dini për CR7.8 gjëra që nuk i dini për Cristiano Ronaldon
1- Cristiano Ronaldo gjithmonë luan me fanellë me mëngë të gjata
2- Përpara fillimit të çdo ndeshje, ai i rregullon flokët në mënyra të ndryshme dhe i ndryshon ato në pushim të ndeshjes.
3- Cristiano gjithmonë futet me këmbën e djathtë në fushë dhe qëndron i fundit, por tani (Euro 2012) ai futet i pari sepse është kapiten.
4- Cristiano e heq shiritin e kapitenit menjëherë sa mbaron ndeshja.
5- Në autobusin e Portugalisë, Cristiano ulet në fund dhe del gjithmonë i fundit.
6- Në aeroplanin e Portgualisë, Cristiano ulet në vendet e para me Pepen dhe del gjithmonë i pari.
7- Cristiano gjithmonë pëlqen të mbajë një top në këmbët e tij kur është duke folur në zhveshtore me shokët e tij të ekipit.
8- Cristiano asnjëherë nuk e ndërron muzikën në zhveshtore, Meireles dhe Veloso kujdesen për këtë gjë.
4:31 AM | 0 Komente | Read More

SuperMario, sinjal Spanjës para finales

Italia është kualifikuar në finale të kampionatit evropian Euro 2012, pasi ka mposhtur me rezultat 2:1 Gjermaninë në gjysmëfinalen e zhvilluar në Varshavë Ndeshja filloi në mënyrë të qetë, e në një atmosferë të mirë në Varshavë, ku dominonin gjermanët në numër, por as italianët nuk ishin të heshtur.
 
4:26 AM | 0 Komente | Read More

Balotelli: Un nuk festoj kur shënoj

Balotelli ka thën dje, se nuk feston kur shënon, pasi ajo është puna e tij! Postieri nuk feston kur dërgon postën, sepse ajo është puna e tij! Dhe puna ime është të shënoj! Ka deklaruar Balotelli
4:01 AM | 0 Komente | Read More

Kush do fitoj sonte ...Voto dhe ti ..

Nje sfide shume e forte,Sot luhet ndehsja  Gjermani-Itali ...kush mendoni se do shkoje ne finale..Voto pra te shohim mendimin tuaj ....
5:53 AM | 0 Komente | Read More

Buffon: Po jetojmë ëndrrën

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë se bashkëlojtarët e tij janë duke jetuar ëndrrën dhe ka kërkuar nga ta që ta bëjnë të mundshme realizimin e ëndrrës përballë një misioni të pamundur ndaj Gjermanisë super të fortë.
5:43 AM | 0 Komente | Read More

Nani: Largohemi me kokën lart

Anësori i Manchester United, Nani, thotë se Portugalia largohet nga Euro 2012 me kokën lart. Portugalia barazoi pa gola në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Spanjës por humbi rastin të shkojë në finale pas gjuajtjes së penaltive.
5:39 AM | 0 Komente | Read More

Ronaldo: Shpresoj Spanja ta fitojë Euron

Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron që Spanja ta fitojë kampionatin evropian Euro 2012, pasi ka shumë shokë te kjo përfaqësuese.
5:35 AM | 0 Komente | Read More

Parabolë nga 60 metra (Video)

Brazilianët gjithmonë janë të aftë për të bërë gjëra të bukura në futboll. Një gol fantastik është shënuar në ndeshjen ndërmjet të rinjëve të Sao Paolos dhe Sao Bentos. Futbollisti i Sao Paolos, Alan u shënoi një gol të rrallë me një parabolë nga 60 metra. Se si e bëri këtë, shikoni videon në vijim
.
10:31 AM | 0 Komente | Read More

Prezantohet Didier Drogba

Ish sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës kineze Shanghai Shenhua. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka refuzuar skuadra të njohura për të pranuar ofertën e skuadrës kineze e cila do ti ofrojë kontratë për 2 vite e gjysmë ku do të përfitoj hiq më pak se 200 mijë funta në javë.
Drogba do të bashkohet në skuadrës kineze me ish bashkëlojtarin e tij tek Chelsea, francezin Nicholas Anelka. Drogba me 25 korrik ka rastin të luajë ndaj skuadrës Manchester United, pasi që skuadra e re Shanghai Shenhua do të zhvillojë miqësore me United me këtë datë.
10:26 AM | 0 Komente | Read More

Real Madrid i ofron Milanit dy lojtarë për Boateng


Real Madridi e kërkon me çdo kusht mesfushorin e Milanit, Kevin-Prince Boateng në skuadër, dhe për të marrë shërbimet e tij, Los Blancos i ofrojnë Milanit dy lojtarët e skuadrës së tyre.
Bëhet fjalë për dy mesfushorët, Nuri Sahin dhe Lassana Diarra, të cilët nuk kanë pasur një sezon të mirë te Real Madridi.
Tuttomercato tregon se Reali nuk do të dorëzohet për shërbimet e Boatengut, edhe pse Galliani ka bllokuar largimin e tij nga Milani.
6:15 AM | 0 Komente | Read More

Juventus transferon Elvis Kabashin për 1.8 milion euro!


Gjiganti italian, Juventus, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar Elvis Kabashi.
Kabashi, i lindur me 20 shkurt 1994, luante me ekipin Primavera Empoli. Ka qenë vet trajneri i të rinjëve të Juventus-it, Marco Barone, ai që ka qene më këmbëngulësi që Elvisi të transferohej në Torino.
Transferi i Kabashit, i ka kushtuar Juventusit, hiç më pak se 1.8 milion euro. Në një prononcim për SportItalia, drejtuesit juventin kanë thënë se qendërmbrojtësi shqiptar, i ka premisat e një De Rosi të dytë. Vet Kabashi ka thënë se është fans i madh i Claudio Marchisio-s, i cili luan me Juventusin.
Elvis Kabashi, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren Shqiptare U-19, dhe ka shënuar një gol, kundër Bosnjë e Hercegovines.
3:34 AM | 0 Komente | Read More

"Bomba" e Rosell: CR7, i 12-ti në botë

"Cristiano Ronaldo? Nuk është futbollisti i dytë më i mirë në botë, është i 12-ti, 11 të parët janë lojtarët e Barcelonës". Ky është klasifikimi që i bën futbollistëve presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, raporton "Marca.com".

Numri një i klubit blaugrana foli edhe për mundësinë që ylli portugez i Real Madrid ka për të fituar "Topin e Artë" teksa u shpreh: "Jashtë Spanjës të gjithë e dinë se trofeun duhet ta fitojë Messi, kështu që...."
3:32 AM | 0 Komente | Read More

Zënkë Prandelli-Balotelli

Para stërvitjes së sotme, një ditë pas kualifkimit të Italisë në çerekfinalet e Euro 2012, trajneri i Axurrëve, CesarePrandelli dhe sulmuesi Mario Balotelli kanë debatuar me njëri-tjetrin për pothuajse 2 minuta e gjysëm.

Shkak i kësaj zënke mendohettë ketë qënë reagimi i Supermarios pas golit të shënuar ndaj Irlandës, ku pas shënimit të tij sulmuesi axurr nisi të shante nga pankina e Italisë.

Prandelli mësohet ta ketë pyetur lojtarin nëse objekt i të sharave të tij ishte ai apo diksuh tjetër?
3:21 AM | 0 Komente | Read More

Hollanda, me turp në shtëpi


Hollanda është kthyer në shtëpi pas eliminimit të turpshëm në Euro 2012. Lojtarët dhe stafi teknik zbarkuan në aeroportin e Amsterdamit, ku pavarësisht paraqitjes zhgënjyese u pritën nga disa tifozë dhe nga media të shumta.

Skuadra e drejtuar nga Bert van Marwijk e nisi aktivitetin kontinental si një prej favoriteve për të fituar trofeun, megjithatë ata humbën 2-1 në sfidën e fundit të Grupit B përballë Portugalisë, duke e mbyllur aventurën në vendin e fundit dhe pa asnjë pikë të grumbulluar.

Më parë "Tulipanët" ishin mposhtur 1-0 nga Danimarka dhe 2-1 nga Gjermania. Tashmë paraqitja e Holandës do të analizohet me hollësi, ndërsa të gjithë tifozët po mundohen të kuptojnë rënien e papritur të skuadrës që fitoi nëntë sfida gjatë kualifikueseve.

Hollanda ka një skuadër të mbushur me yje, me sulmuesit Robin Van Persie dhe Klaas-Jan Huntelaar që kanë përjetuar një sezon të shkëlqyer. Van Persie ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez me 37 gola për Arsenalin, ndërsa Huntelaar ishte lojtari që shënoi më shumë në kualifikueset e Euro 2012 me 12 rrjeta, si edhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 29 gola me Schalke 04.

Tatëpjeta e hollandezëve nisi në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, ku edhe pse e dominuan sfidën dhe krijuan shumë raste për shënim, ata u mposhtën 1-0. Në sfidat e tjera, me dy rivalët më të vështirë, Gjermaninë dhe Portugalinë,skuadra zhgënjeu në lojë dhe rrjedhimisht doli e humbur nga fusha.

Trajneri Van Marwijk pranoi përgjegjësinë për dështimin e skuadrës, por bëri të ditur se kontrata e tij në krye të përfaqësueses hollandeze skadon në vitin 2016 dhe për momentin nuk ka ndërmend të diskutojë për të ardhmen. 


3:19 AM | 0 Komente | Read More

Juventus, merr Giovincon e Verrattin

Zyrtare Seba Giovinco është përfundimisht një lojtar i Juventusit.
Sulmuesi i cili u largua pas dy sezoneve te Parma, ku ai gjeti përkushtim dhe shënoi 23 gola dhe fitoi Kombëtar.Kostoja e operacionit për të sjell Giovincon ne Torino është rreth 12.000.000 € dhe pronësinë e Beltrame. Lajmi është raportuar nga Parma, i cili pastaj foli për të mos qenë në gjendje për të formalizuar gabim. Ndërkohë Juventus zyrtarizon dhe për Verrattin, presidenti i Pescares dhe 2shja Marotta-Paratici ku kane rane dakort per shifren 7.000.000 € dhe ndonje lojtar te ri.Por Verratti do të mbetet në huazim për një sezon në Abruzzo..
2:39 AM | 0 Komente | Read More