Ibrahimovic: Nuk largohem nga Milani!


Sulmuesi 30-vjecar i kombëtares suedeze, Zllatan Ibrahimovic, sqaroi pozicionin e tij në merkaton e verës pas fitores 2-1 të Suedisë në miqësoren me Serbinë. Autori i golit të fitores (me 11-metërsh) për kombëtaren nordike u shpreh se nuk ka ndërmend të shkojë te PSG, në kampionatin francez, pasi ndihet i lumtur në Milano:
“Unë te PSG? S’kam ndërmend të lëviz nga Milano, ndihem i lumtur këtu. Për momentin jam i përqendruar në Europian. Po kaloj një formë shumë të mirë dhe shpresoj që kjo të reflektohet edhe në kombëtare.”
Edhe trajneri i PSG, italiani Karlo Anceloti, tha se nuk i interesonte Ibra, pasi klubi i tij është i interesuar për lojtarë të rinj në moshë.
“Politikat e PSG janë të fokusuara në afrimin e talenteve të reja, që do t’i shërbejnë skuadrës për shumë vite, ndaj nuk na intereson Ibrahimovic.”
Zllatan është futbollisti më i paguar në Serinë A me një kontratë prej 9 milionë euro në sezon