Maradona: Ëndërroj të jem trajner i Napolit

Diego Armando Maradona ëndërron që të rikthehet tek Napoli. Legjenda argjentinase që udhëhoqi klubin italian drejt sukseseve, nuk rri dot larg klubit të kaltër. “Unë e dua Italinë dhe dëshiroj me gjithë zemër të kthehem, edhe për të ndihmuar fëmijët që kanë më shumë nevojë të luajnë një futboll të vërtetë”, tha Pibe de Oro. Pyetjes nëse ai do të pranonte detyrën e trajnerit të Napolit, Maradona i përgjigjet: “Është një ëndërr shumë e bukur. Dhe koha do të kthejë një përgjigje për këtë. Në zemrën time është ngjyra e kaltër e Napolit. E pastaj, tifozët napoletanë janë të jashtëzakonshëm. Më mungojnë napoletanët, energjia e tifozëve, dielli dhe dashuria e njerëzve, që u kam dhënë shumë”, vazhdoi argjentinasi. Maradona më pas flet për skandalin e basteve që ka përfshirë italianë. “Në vitet e mia, kishte një futboll tjetër. Luhej me këmbë dhe me kokë, e këto ishin të lidhura me zemrën. Qeshej, qahej dhe gëzohej. Tani shumë luajnë me para, duke e njollosur sportin”. Argjentinasi flet edhe për Evropianin. Italia e nis favorite, por kur është e plagosur arrin të fitojë”.