Robben nuk do t’i gjuajë penalltitë te Holanda


Trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka vendosur që të mos e lërë të gjuajë penallti yllin e Bayern Muenchenit, Arjen Robben.
Robben këtë edicion ka dështuar nga penalltia në dy ndeshje vendimtare të Bayernit. Ai humbi një penallti kundër Borussia Dortmundit me çka ua humbi edhe gjasat bavarezëve për titull të Gjermanisë, ndërsa po ashtu humbi penalltinë në lojën shtesë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, kur skuadra gjermane më pas u mposht pas ekzekutimit të penalltive. Në ndeshjen e fundit përgatitore që Holanda e fitoi para pak ditësh nga Irlanda e Veriut me rezultatin 6:0, sulmuesi Robin van Persie gjuajti penalltinë, me gjithë thirrjet e publikut që t’ia lërë penalltinë Robbenit. “Unë nuk besoj se veprime të tilla, si gjuajtja e sërishme e penalltisë, do të ndihmonte Robbenin”, ka thënë Marwijk, shkruan “Bild” të mërkurën