Arbitri në koma, Federata dhuron gjak

Arbitri Marek Belba prej dy ditësh po lufton për jetën në spitalin ushtarak pas plagëve të marra në një aksident në Librazhd, teksa kthehej nga një ndeshje basketbolli.

Përfaqësues të Federatës së Baskebollit kanë dhuruar gjak për 23-vjeçarin i cili ndodhet në gjendje kome në spitalin ushtarak.

Sipas mjekëve, gjendja e Marek Belbës paraqitet relativisht e rëndë dhe ai po ndiqet në mënyrë intensive nga stafi mjekësor.