Lothar Matthaeus “lan duart” me futbollin, nis nje karriere si aktor


Ish-kampioni i botes me Gjermanine do te interpretoje ne nje serial
Ish- futbollisti i madh gjerman, Lothar Matthaeus po fillon nje karriere te re. Legjenda e futbollit gjerman eshte caktuar per te luajtur ne serialin televiziv “Alarm fuer 11” te televizionit privat gjerman RTL.
I shoqeruar ne makine nga e dashura e tij e re, modelja 26-vjecare nga Polonia, Joanna Tuczynska, 52-vjecari Matthaeus duke i dhene makines me shpejtesi maksimale duhet te godase nje furgon qe eshte i mbushur me akullore.
“Shpresoj qe do te kene kujdes qe te mos me ndodhe asgje”, ka shpjeguar ish-kapiteni i Kombetares se Gjermanise, duke shtuar se “ende nuk e di nese me te vertete do t’i jap deri ne fund gaz makines apo tere kjo skene do te jete nje montazh”.
Gjithsesi, i gjithe ky angazhim televiziv per asin gjerman duhet te jete vetem nje rast i vecuar, pasi Matthaeus ka ndermend qe te vazhdoje me punen e trajnerit. Por qe nga koha kur eshte shkarkuar nga posti i trajnerit te Bullgarise, ne shtator te vitit 2011, Matthaeus ende nuk ka arritur te gjeje nje skuader te re.
Matthaeus e kishte perfunduar shume shpejt aventuren e tij me Bullgarine, duke dhene doreheqjen, ndersa Kombetarja kishte mbetur ne duart e Michail Madanskit, trajneri i kombetares U-21 te Bullgarise. Pas doreheqjes gjermani ishte ngushelluar me te dashuren e tij te re, modelen polake Joanna Tuczynska.
Gjermani Matthaeus nuk ka qene i deshiruar qe ne fillim ne Bullgari. Madje, edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov ishte tallur me te, duke e ditur jeten private te asit gjerman: “Nuk e di se cfare kerkon ai ne Bullgari. Ndoshta mund te martohet edhe njehere”, kishte deklaruar me ironi kryeministri i Bullgarise.
Kryeministri bullgar e kishte leshuar kete deklarate thumbuese pas divorcit te katert te Matthaeus nga Liliana. Por, tani kjo aventure e hidhur e Matthaeus me Bullgarine eshte pjese e se kaluares. E kaluar eshte edhe bashkeshortja e tij e katert, Liliana.
Ish-kampioni i botes me Gjermanine ne Boterorin e Italise me 1990 me ne fund ka gjetur lumturine me te dashuren e tij te re dhe ndoshta edhe roli i ri ne serialin gjerman ne RTL do t’i beje mire legjendes se futbollit gjerman.