De Rossi si Beckenbauer dhe Sammer

Daniele De Rossi në gjurmët eBeckenbauer dhe Sammer. Roli i ri i romanistit në mbrojtjen e Italisë ka impresionuar të gjithë për mënyrën se si e interpretoi dhe përklasin e treguar në atë pozicion. Ai që e thotë këtë është vetë Kaizeri gjerman, Franz Beckenbauer.

"Më ka impresionuar. Ka ditur të lexojë më së miri çdo situatë. Një lojtar me klasin e tij mund të japë shumë në atë rol. Kush e di?! Ndoshta ka bërë një zbulim të këndshëm në atë rol", u shpreh Beckenbauer.

Ndërsa ish ylli i Gjermanisë dhe Borussia Dortmund, Mathia Sammer u shpreh: "I dha freski dhe cilësi lojës së Italisë. Qëndërmbrojtësi modern duhet të jetë pikërisht kështu. Me të dhënat e tij si mesfushor arrin të lexojë lëvijet e të tjerëve dhe të dalë përpara".

Deklaratat vijnë nga dy legjenda të futbollit botëror dhe dy fitues të "Topit të Artë".