Dueli i shokëve, Lahm-Robben


Phillip Lahm do të luajë kundër shokut të skuadrës nga Bayern Munichu, Arjen Robben, të mërkurën ne ndeshjen kur Gjermania do të takohet me Holandën në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B.
Mbrojtësi i djathtë, Lahm, ka thënë se do të jetë e vështirë për ta mbajtur Robbenin, pasi ai është një nga më të mirët në botë në pozitën e tij.
“Mezi e pres duelin. Si lojtarë ju gjithmonë dëshironi të luani kundër më të mirëve dhe Robben është njëri prej më të mirëve. Ai ka aftësi që të kalojë çdo njërin me shpejtësinë dhe driblimet e tij. Holanda nuk guxon të humbë kundër nesh dhe në këtë ndeshje ne nuk mund të jemi shokë. Robben do të jetë veçanërisht i motivuar kundër nesh”, tha Lahm për Sportbild.
Mesfushori i Holandës, Mark van Bommel e ka rritur edhe më shumë rivalitetin mes ekipeve duke sugjeruar se Bastian Schweinsteiger do të duhej të ishte kapiten i Gjermanisë e jo Lahm.
Mirëpo, Lahm i është përgjigjur me diplomaci duke i thënë: “Ky është një mendim që çdokush mund ta thotë. Nganjëherë gjej kohë edhe shoh se çfarë njerëzit thonë për mua, e për këtë unë mundem vetëm të qeshi”.