A është Japonia në Euro 2012?

Të rregullt të vendosur në rresht si fëmijët e një kopshti, të bindur dhe të vëmendshëm të kulm ndaj shpjegimeve të shoqëruesit, grupe të pafundturistësh aziatikë, sidomos ngaJaponia, i ndesh nëpër rrugët dhe bulevardet e Varshavës pothuajse në çdo çast. Duket sikur je në një kampionat Botëror dhe jo në një Europian.


Por kur hyn në sallën e shtypit, të del nga goja vetiu shprehja: Tani e tepruan fare! Sepse në tavolinën e parë të një salle gjigande, gjen dy aziatikë. E si të mos mjaftojë kjo, pak më tutje një tjetër banor i “kontinentit të verdhë” shkrep pafund dy nga tre aparatet që ka varur në qafën e tij të vockël. 

Kulmi arrin kur shkon të marrësh një kafe, dhe një tjetër të zë si pa të keq rradhën dhe vazhdon të të shikojë si i pafajshëm. Ah këta aziatikët, kudo nëpër botë mund ti gjesh. Dhe është normale se janë shumë! Po në Europianç’duan xhanëm?(Sport Ekspres).( Burimi nga/albeu.com/)