Adriano Galliani është nën presion të madh brenda AC Milanit rreth financave të klubit.
Sipas gazetës sportive italiane “Corriere della Sera”, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi është i zemëruar me zëvendës-presidentin Galliani për refuzimin e një oferte prej 40 milionë nga PSG për Zlatan Ibrahimoviq dhe gjithashtu duke u dhënë paga të mëdha futbollistëve me performancë të dobët të tillë si Robinho.
Tensioni ka arritur pikën më të lartë kur Berlusconi i ka thënë bijës së tij, Barbaras, e cila tani është pjesë e bordit, se ajo duhet të marrë përgjegjësinë e kontratave të lojtarëve nga tani e tutje. Piersilvio, vëllai i Barbaras do të merr edhe për një rol më shumë brenda klubit nëse Galliani nuk mundet që me sukses të mbroj pozitën e tij para Berlusconit.
