Goli i realizuar nga Andrea Pirlo në ndeshjen e së enjtes mes Italisë dhe Kroacisë ka çuar në ndërprejen e konferencës e përbashkët për shtyp të kryeministrit Italian Mario Monti dhe presidentit francez Francois Hollande i cili vizitoi ditën e djeshme Italinë.
Gjatë momentit të realizimit tëgolit, ambienti në të cilin pozhvillohej konferenca shpërtheu nga ulërimat e tifozëve ndërsa kryeministri italian duke qeshur kthehet nga Hollande duke thënë "Është në zhvillim një ndeshje futbolli, zoti president".
