Gomez i jep fitoren Gjermanisë (LIVE)

90+6' - Mbyllet ndeshja me fitoren e Gjermanisë. Vendos goli i Mario Gomez.


90+3' - Portugalia pranë barazimit. Nani pranë golit.


90' - Luhet minuta e fundit, Gjermania pranë fitores, e cila do ta çonte në krye të Grupit B së bashku me Danimarkën, e cila në orën 18:00 mundi Hollandën.

88' - Portugalia pranë golit. Neuer heroi i Gjermanisë.

87' - Portugalia e gjitha në sulm ndërkohë që për gjermanët del Ozil dhe hyn Kroos.

85' - Portugalia në kërkim të golit të barazimit. E gjithë Gjermania në gjysëmfushën e saj.

84' - Pranë golit Portugalia. Goditje këndi, e cila ekzekutohet nga Nani por nuk sjell asnjë rrezik për Neuer.

83' - Përpiqen të sulmojnë portugezët. Nuk heqin dorë nga goli i barazimit.


81' - Goli me sa duket ka çliruar gjermanët ndërsa portugezët duket të goditur nga disavantazhi.

80' - Edhe 10 minuta lojë. Gjermania 1-0 Portugalia. Gol i Mario Gomez në minutën e 72-të, i cili le dhe fushën e lojës. Në vend të tij Miroslav Klose.

77' - Rrezikojnë sërish gjermanët. Gomez pranë golit të dytë.


76' - Mundohet të reagojë Portugalia por Gjermania është e vendosur mirë në mbrojtje.

74' - Festojnë tifozët gjermanë pasi deri tani ka qënë një ndeshje pa raste por në rastin e parë të paraqitur Gomez nuk fal.

72' - Gol. Shënon Mario Gomez.

71' - Rast i mirë për Gjermaninë por krosimi i gabuar i Thomas Muller.

70' - 20 minuta lojë por ende nuk ka rrezik për asnjë prej portierëve. Ndeshje tejet taktike. Për Portugalinë del Postiga, në lojë Olivera.

69' - Lojë e fortë në mesfushë dhe të dy skuadrat nuk po arrijnë të ndërtojnë sulme konkrete.

67' - Mendohej një ndeshje me shumë gola por nuk po rezulton kështu. Euro 2012 në krizë goli


64' - Rast i pastër për Cristiano Ronaldo por ndërhyn në momentin e duhur Boateng.

62' - Deri tani asnjë rrezik për portat respektive. Portierët në rolin e spektatorit.

60' - Edhe 30 minuta lojë. Rezultati mbetet i pandryshuar. 0-0

58' - Nuk merren vesh Muller dhe Podolski duke mos sjellë asnjë rrezik në portën e Rui Patricio.

57' - Ashtu si në pjesën e aprë ka një lloj ngërçi në lojën sulmuese të Podolskit.

55' - Skuadra e Paulo Bento duket më mirë se Gjermania, e cila nuk po arrin të dalë në lojën e saj.

54' - Mbetet në sulm Portugalia. Goditje këndi për ta.

52' - Faull për Gjermaninë e shkakton Veloso ndaj Khedirës. Gjermanët dalin përpara. Krosim në zonë por largojnë portugezët. Këmbëngulin gjermanët por Podolski nuk i gjen kohën topit.

51' - Luajnë mirë portugezët. Cristiano rreziku numrë 1 për gjermanët.

50' - Loja ka nisur më e zjarrtë këtë pjesë të dytë. Skuadrat janë më të hapura dhe janë në kërkim të golit të parë.

48' - rrezikon Portugalia por grushton Manuel Neuer

47' -Shumë pranë golit Gjermania por topi del në godtije këndi.

46' - Starton pjesa e dytë e Gjermani-Portugali. Asnjë ndryshim për të dy skuadrat. Shpresojmë që kjo pjesë të jetë më spektakolare.

45+1' - Mbyllet pjesa e parë. Gjermania 0-0 Portugalia.

45' - Luhet minuta e fundit e pjesës së parë. Goditje këndi për Portugalinë ndërkohë që kemi vetëm 1 minutë shtesë. Goditje shtylle për luzitanët me anë të Pepe. 

43' - Ndizet loja në minutat e fundit. Faull ndaj Nanit dhe karton verdhë për Badstuber.

41' - Pranë golit Gjermania me anë të Thomas Muller.

40' - pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, një pjesë tepër e dobët nga të dy ekipet, ndryshe nga çfarë pritej.

38' - Shumë gabime në pasime nga të dy ekipet dhe gjuajtje në portë të gjitha për tu harruar.

36' - Lojë e dobët, e cila nuk po i kënaq tifozët e pranishëm në Lviv Arena.

35' - Kujtojmë që ndeshja e parë e këtij grupi, ajo mes Hollandës dhe Danimarkës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit duke bërë edhe suprizën e parë të Euro 2012.

33' - Lojë e fortë nga të dy ekipet, veprime këto që nuk i pëlqejnë Joachim Loew, i cili kërkon më shumë nga të besuarit e tij.

32' - Kundërsulm i gjermanëve por ulet shpejtësia e aksionit. Gjermania qëndron në sulm por nuk gjejnë dot hapësira.

31' - Lojë e vakët. Me të dy skuadrat që nuk mund të dalin në lojën e tyre.

30' - Luht minuta e 30-të, deri tani asnjë rrezik për të dy portierët. Skuadrat luajnë me kujdes por Gjermania del në kundësulm godet Podoslki por jo saktë.

29' - Sulmon Portugalia por Nani shkakton faull duke qetësuar gjermanët të cilët mund të organizojnë lojën.

27' - Loja po luhet me ritme të ulëta. Të dy skuadrat nuk nxitojnë.

25' - Rrit presionin Gjermania e cila por del në kundërsulm Portugalia, e cila po kontrollon topin duke tërhequr pas Gjermaninë.

24' - Faull për Gjermaninë në një zonë të rrezikshme. Pranë topit Podolski. Godet por ndal murin portugez. Sulmi vazhdon

21' - Top i gjatë për Ronaldo por del Neuer duke shmangur rrezikun.

20' - Në sulm gjermanët. Topin e ka Podolski. Gjermania mundohet të qarkullojë topin.


18' - Kundërsulm i Cristiano Ronaldo por largon topin mbrojtja gjermane në godtije këndi. Këmbëngulin luzitanët por topi nukd epërton në zonën gjermane.

16' - Përfundojnë 15 minutata e para. Rezultati i pandryshuar. Gjermani 0 dhe Portugali 0.

15' - Kundërsulm i shpejtë i gjermanëve por largojnë topin portugezët të cilët fitojnë një rivënie anësore/

14' - Kujtojmë që arbitri francez Stephane Lannoy shquhet për numrin e madh të kartonave që nxjerr.

13' - Ndërhyrje e aspër ndaj portierit Neuer dhe vjen kartoni i verdhë për Postiga. I pari në këtë takim.

12' - Mundohet të dalë në sulm Portugalia por gabonn në pasim Pepe. Loja tashmë është qetësuar kjo edhe për shkak të faulleve në mesfushë.

11' -Në sulm Portugalia por ndërhyn portieri Neuer i cili qetëson të tijët.

10' - Godet Lukas Podolski por pa rrezik për portierin Patricio.

8' - Portugalia më e vendosur për të sulmuar ndërsa Gjermania mundohet të qetësojë lojën.


5' - Lojë e ashpër në mesfushë. Faull për portugezët të cilët mundohen të dalin përpara por skuadrat janë të vendosura shumë mirë në fushë.

4' - Tifozët gjermanë hedhin sende në fushë ndaj lojtarëve të Portugalisë.

3' - Goditje këndi për Portugalinë. Krosim në zonë por del Neuer.

2' - Pranë golit Mario Gomez por ndërhyn Rui Patricio.

2' - Atmosferë spektakolare në Arena Lviv i tejmbushur sot për të ndjekur supersfidën.


1' - Arbitri francez i bie bilbilit. Fillon supersfida e Grupit B të Euro 2012,Gjermani-Portugali. Mos u largoni nga Portali Albeu. Spektakli është i garantuar. Topin e nisin luzitanët.

Skuadrat zbresin në fushë me këto formacione:

GJERMANIA: Neuer; Boateng; Mertesacker; Badstuber; Lahm; Khedira; Schweinsteiger; Muller; Ozil; Podolski; Klose. Tr.Loew

PORTUGALIA: R.Patricio; Pereira; Pepe; B.Alves; Coentrao; Veloso; Moutinho; Meireles; Nani; Postiga; C.Ronaldo. Tr: Paulo Bento

ARBITËR: Stephan Lannoy (FRANCË)