60' - Presing i danezëve por topin e kontrollojnë hollandezët të cilët mundohen të sulmojnë dhe goditje këndi për ta por pas asnjë rrezuk për Andersen.
59' - Pranë topit Sneijder. Godet por topi përplaset në murin danez. Vazhdon aksioni por krosim i pasaktë i hollandezëve.
58' - Tenton të sulmojë Hollanda. Ndërhyrje e gabuar e mbrojtësit danez dhe godtije dënimi.
56' - Danimarka ka marrë kontrollin e lojës teksa hollandezët duken të nervozuar nga mungesa e golit.
54' - Shpëton për mrekulli Hollanda. Danimarka pranë golit të dytë.
53' - Shtohet forca sulmuese e Hollandës në kërkim të golit të barazimit.
52' - Sërish pranë golit Hollanda me Affelay. E gjithë Danimarka në gjysëmfushën e saj.
51' - Godtije e rrezikshme e kapitenit hollandez, Van Bommel por reagon portieri danez. Godtije këndi.
50' - Rast i humbur nga Van Persie i cili humbet ekuilibrin në momentin deçiziv.
48' - E ekzagjeron Robben. Godet nga një zonë e vështirë teksa kishte tre lojtarë të Hollandës në zonën daneze.
47' - Rrezik në portën e Danimarkës. Hollanda e nis në sulm pjesën e dytë.
46' - Starton pjesa e dytë. Asnjë ndryshim nga të dyja skuadrat.
Përfundon pjesa e parë. Hollanda 0 Danimarka 1.
45+1' - Ka përfunduar koha e rregullt ndërkohë që arbitri i katërt ka akorduar vetëm 1 minutë shtesë.
45' - Goditje këndi për Danimarkën, e cila dukt shumë e qartë në lojën e saj. Pranë topit Eriksen, krosim në zonë dhe pranë golit të dytë sërish.
43' - Mundësi e pastër barazimi për Hollandën por gabon Sneijder në një pozicion të shkëlqyer për të shënuar.
42' - Hollanda e mbyllur në gjysëmfushën e saj. Godet autori i golit por pret Stekelenburg duke neutralizuar rrezikun.
41' - Danimarka pranë golit të dytë. E përgjumur mbrojtja hollandeze. Dominojnë danezët në këto çaste.
40' - Edhe pse 5 minuta lojë. Hollanda 0 Danimarka 1. Gol i Krohn-Dahli. Ndeshja është e vlefshme për Grupin B të Euro 2012.
39' - Sërish pranë golit Hollanda dhe është sërish Affelay që godet jashtë zone.
38' - Shton forcën sulmuese Hollanda por pa asnjë rrezik. Mbrojtja daneze shumë mirë e vendosur.
36' - Gabim i portierit Andersen. Godet Robben por topi përplaset në shtyllë. Shpëton për mrekulli Danimarka.
35' - Goli duket se i ka goditur moralisht hollandezët të cilët nuk po arrijnë të reagojnë pasi ka humbur edhe forcën sulmuese të minutave të para.
33' - Kundërsulm i Danimarkës. Krosim në zonë por pas asnjë rrezik për Stekelneburg.
32' - Ndeshje e qetë dhe pa ritëm deri tani. Ndryshe nga çfarë pritej. Megjithatë skuadrat nuk rrezikojnë pasi 3 pikët janë më të rëndësishme se gjithçka.
31' - Kur kanë kaluar 30 minuta lojë. Holandë 0 dhe Danimarkë 1. Gol i munutës së 24-rt nga na e Krohn-Dehli.
30' - Përplasje me kokë mes hollandezëve. Mbetet i dëmtuar Affelay, i cili po merr ndihmën e parë jashtë fushe.
28' - Sulmon Holanda, pranë topit Robben, kroson dhe fiton goditje nga këndi, nga e cila vjen edhe rrezik për portën daneze.
26' - Mundohet të reagojë Hollanda pas këtij nokauti të danezëve. Por Danimarka është e vendosur shumë mirë në mbrojtje
24' - GOL. Danimarka në avantazh. Shënon Krohn-Dehli.
23' - Shmang mbrojtësin dhe godet Van Persie por pa gjetur portën për shkak dhe të mbulimit të rreptë të Kjaer
22' - Në sulm Hollanda. Kontroll i gjatë i topit nga ana e tyre. Danimarka është shumë mirë vendosur në fushë dhe mbrojtja është tejet e vëmëndshme,
21' - Goditje këndi për Hollandën por del i sigurtë portieri Andersen. Ndërhyrje e ashpër e Williems ndaj Rommendahl por arbitri nuk nxjerr karton të verdhë.
20' - Trajneri i Hollandës, Morten Olsen duket i shqetësuar pasi skuadra e tij duket inekzistente në fushë pasi loja kontrollohet totalisht nga Hollanda.
19' - Mundësi shumë e mirë për shënim për Hollandën por Robben më altruist se duhet pasoi në vend që të godiste me portierin përballë.
17' - Ndeshje e qetë deri tashmë, edhe pse Hollanda është përpjekur më shumë por pa asnjë rrezik konkret
16' - Tenton nga distanca Robben por pa rrezik për portën daneze.
14' - Kujtojmë që ndeshja luhet në Kharkiv në stadiumin e Methalist.
13' - Pranë topit Van Persie. Godet por topi përplaset në mur. Aksioni vazhdon por topi përfundon në goditje këndi. E para për këtë takim.
12' - Godtije dënimi për Hollandën. Mundësi shumë e mirë për të rrezikuar portën e Danimarkës.
11' - Mundësi shumë e mirë. Krosim perfekt i Van Persie por Sneijder nuk i gjen kohën topit edhe pse ishte përballë me portierin Andersen.
10' - Kundërsulm i shpejtë i Hollandës. Godet Affelay por topi përfundon mbi portën daneze.
9' - Godet Eriksen por topi përplkaset në mur. Asnjë rrezik për hollandezët.
7' - Goditje dënimi për Danimarkën në një zonë të rreziksme përballë me portën embrojtur nga Stekelenburg. Pranë topit Bendtner dhe Eriksen.
6' - Lojë totalisht e kontrolluar nga Hollanda, ndërsa Danimarka mbrohet dhe mundohet të rrezikojë me anë të kundërsulmit. Van Persie rrezikon me anë të goditjeje brënda zone por topi përfuindon jashtë rrjete.
5' - Mundësi për shënim për Affelay po pa rrezik për portën e Andersen.
4' - Kontrollin e topit për momentin ekanë Tulipanët, të cilët nuk po mundeb të çajnë mesfushën daneze.ndërkohë që Hollanda qëndron në gjysëmfushën daneze
3' - Kundërsulm i holandezëve. Godtije potente e Wiiliems nga disatnca por topi përfundon mbi traun e portës.
2' - Hollanda luan vetëm ne jë sulmues, Van Persie, i cili mbështetet nga pas nga Robben, Affelay dhe Sneijder. E njëjta vendosje edhe për Olsen. Ndërkohë që rasti i parë i rrezikshëm vjen nga Danimarka,
1' - Topin nga mesfusha e nis Hollanda. Damir Skomina i bie bilbilit. Ja ku fillon ndeshja. Urojmë një ndeshje të bukur dhe me fair-play.
17:55 - Skuadrat kanë zbritur në fushën e stadiumit Metalist ku dhe po luhen hymnet kombëtare të të dy shteteve.
17:54 - Formacionet:
HOLLANDA: Stekelenburg, Wan Der Wiel; Heitinga; Vlaar; Williems; Van Bommel; De Jong; Robben; Sneijder; Affelay; Van Persie. Tr: Van Marwijk
DANIMARKA: Andersen; Jacobsen; Kjaer; Agger; Poulsen; Zimling; Eriksen; Kuist; Rommedahl; Bendtner; Krohn-Dehli. Tr: Olsen
ARBITËR: Damir Skomina (SLLOVENI)
17:52 - Mirëmbrëma të nderuar lexues. Mirësevini në konentin live të ndeshjes së parë të Grupit B të Euro 2012, Hollandë-Danimarkë.
