Joachim Loew falenderon Mourinhon

Joachim Loew përfitoi nga mundësia që iu dha për të folur me Jose Mourinho pas fitores së Gjermanisë ndaj Portugalisë, 1-0, të shtunën në mbrëmje. Ai ka falenderuar trajnerin e RealMadrid në lidhje me punën e mirë që ka bërë me Mesut Ozil dhe Sami Khediran. Portugezi është fokusuar në stadiumin e Lvivit, për të ndjekur kombëtaren e tij, edhe pse pas ndeshjes u shpreh se nuk mban asnjë mëri ndaj kryesueve të grupit B, e cila është në vendin e parë së bashku me Danimarkën. 

"Unë fola me Muourinho pas ndeshjes. Ai më përgëzoi për fitoren dhe më tha se Ozil e Khedira janë në një formë të shkëlqyer, duke nënvizuar se ndeshja ishte shumë e fortë për të dyja ekipet. Unë kam një respekt të madh për të. Më duhet ta pranoj se niveli i lojës së Ozilit dhe Khediras është rritur së tepërmi nën drejtimin e tij. Shpesh kemi biseduar në lidhje me zhvillimin e tyre”", u shpreh trajneri i Gjermanisë. 

Të dy mesfushorët u bashkuan me Real Madrid, pas një paraqitje të shkëlqyer me Gjermaninë gjatë Kupës së Botës 2010, ku gjermanët u eleminuan vetëm në gjysmë-finale nga kampionët e Spanjës.