Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shprehur bindjen e tij që në finale të “Euro2012″ do të takohen Portugalia dhe Spanja, dhe se njëra nga këto skuadra do të fitoj Kampionatin Evropian.
“Po të kisha një valixhe plot me para, unë do të vendosja bast për Portugalinë dhe Spanjën për triumf në Euro 2012. Nuk dua të jem hipokrit. Jam me shpresa të mëdha në lidhje me shanset tona, por pas Portugalisë, unë do të favorizoja Spanjën”, ka thënë Ronaldo. Sipas Ronaldos, Spanja është kombëtarja me më së shumti lojtarë cilësor e për këtë ai deklaroi:
“Vicente Del Bosque do të mund të krijonte dy ekipe kombëtare dhe të konkurronte për titull me të dyja”.
Por ylli portugez shprehë bindjen e tij se edhe Portugalia ka cilësinë e duhur dhe sipas tij motive për një titull të madh si “Euro2012” do ti shtyej atë dhe bashkëlojtarët e tij për të synuar triumfin.
