Shtylla kurrizore e Lacios është ndërtuar. Marketi midis shtyllave, Kloze qëndërsulmues, Dias në mbrojtje, Ledezma fantazist, Hernanes për të ndriçuar lojën, Luliç për të vrapuar.
Njeriu që i lidh të gjithë këta është Lorik Cana.
Mesfushori shqiptar, sipas italianes “Corriere dello Sport”, do të marrë përsipër rolin e liderit të Lacios së trajnerit të ri, boshnjako-kroatit Petkoviç.
“Lorik Cana, shkruan “Corriere dello Sport”, ishte shumë i pritur, pati një impakt të komplikuar me kampionatin italian, ishte i penalizuar nga moduli (i ish-trajnerit Reja), qëndroi jashtë fushave për të tre muaj për shkak të dëmtimit, e rigjeti Lacion në fund të sezonit, duke dëshmuar vlerat e tij”.
Shqiptari është në qendër të projektit të Petkoviçit. Cana dhe Ledezma do të përfaqësojnë thelbin dhe ekuilibrin e skuadrës.