Milan kërkon talentin katalanas (VIDEO)

Sipas asaj që raporton nga Spanja "El Mundo Deportivo",Milan është duke punuar për të sjellë në Milanello talentin 20-vjeçar të Barcelonës, Sergi Roberto. Lojtari në fjalë kërkohet me ngulm edhe nga Chelsea por lojtari nuk kërkon të jetë në një skuadër ku nuk mund të luajë titullar, dhe shembulli më i mirë është ish-katalanasi tjetër Romeu, i cili e ka të vështirë të jetë nëformacionin e parë.
Kjo mund të shndërrohet në favor për Milan, i cili në ditët në vijim pritet ti bëjë Barcelonës një ofertë zyrtyre.