Motta:Balotelli sillu mirë në Euro 2012


Thiago Motta i ka bërë thirrje Mario Balotellit që ta ruaj durimin dhe ta di për përgjegjsin që ka ai në Euro 2012.
“Balotelli nuk ka ndryshuar asgjë nga koha e tij në Inter, ai gjithmonë më bën të zemëruar”, ka thënë Motta gazetarëve në një konferencë për shtyp.
“Ai duhet ta kuptojë se ka të veshur fanelen kombëtare dhe ajo është një përgjegjsi e madhe.”
“Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për taletin që ka,ai mund ta ndihmojë kombëtaren të arrijë sa më lartë.”
Motta foli edhe për ndeshjen kundër Spanjës në Euro 2012,duke deklaruar se i pretë punë shumë e vështirë përballë kampionëve.
“Spanja ka një ekip të madhë,ne e dimë se si luajnë ata dhe nuk do të jetë e lehtë ti mposhtim”,tha Motta.
“Por edhe Italia kë një ekip shumë të mirë,ne duhet të hapemi në fushë dhe të përpiqemi ta bëjm më të mirën.”