Mourinho-Xavit: Qepe dhe luaj

Edhe në vigjilje të supersfidës së Euro 2012, Spanjë-Itali nuk gjen zgjidhje polemika mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll dhe jo vetëm, Real Madrid dhe Barcelonës. Pas katalanasitXavi Hernandez, i cili në një deklaratë për "Canal +" ku u shpreh se trajneri i "Los Blancos", Jose Mourinho do të harrohet shumë shpejt nga bota e futbollit, ka ardhur edhe reagimi i teknikut luzitan.

Nëpërmjet gazetës portugeze "Record", "Special One" ka replikuar kundër mesfushorit të Spanjës duke u shprehur shkurtimisht: "Xavi mendo të luash futboll".