Ndërron jetë legjenda e Real Madridit


Legjenda e Real Madridit, Pahino ka ndërruar sot jetë në moshën 89 vjeçare.
Ish-sulmuesi i Celta Vigos kaloi pesë vite te Real Madridi, nga 1948 deri më 1953 para se të transferohej te Deportivo La Coruna.
Edhe pse Pahino nuk ka fituar asnjë titull me Real Madridin, emri i tij përmendet shumë pasi ka shënuar 124 gola në 144 takime me Los Blancos, dhe kështu është futur në listën e golashënuesve më të mirë të Real Madridit.