Nuk më intereson se ç'thotë Mourinho

Portugalia bëri një paraqitje dinjitoze kundër Gjermanisë. Mbasi trajneri Paulo Bento u kryqëzua për humbjen ndaj Turqisë, ai së bashku me yjet e tij e ka treguar veten përballë favoritëve të Euro 2012, të cilët fituan me shumë vështirësi. 

Në atë sfidë ishte i pranishëm edhe Jose Mourinho, i cili pas ndeshjes i adresoi një sërë kritikash taktike kolegut të tij. Por, Bento ka reaguar me gjakftohtësi ndaj kritikëve, duke u kërkuar atyre që të kenë durim. 

"Kam marr përsipër të drejtoj Portugalinë, dhe dua ta bëj mirë detyrën time. Nuk mund të bazohem tek mendimet e të tjerëve, kur kam marr gjithçka nga kjo eksperiencë. Mourinho ka të drejtën e tij për të dhënë mendime apo që të kritikojë. Por kur të jetë ai në pozicionin tim, atëherë do ta kuptojë. Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen, kurse sa i takon rezultateve, do të jeni vetë dëshmitarë. Bilancet i bëjmë pas Evropianit", deklaroi trajneri i Portugalisë.

Kujtojmë që Portugalia u mund në ndeshjen e parë 1-0 përballë Gjermanisë dhe nesër do të përballet me Danimarkën në orën 18:00.