Trajneri i PSG, italiani CarloAncelotti beson se Italia e Cesare Prandellit do të ketë një kombinim ideal në mesfushë, ndërsa është i bindur se axurrët mund ta kapërcejnë Spanjën dhe të përshkojnë të gjithë rrugën e turneut të verës, deri në finale.
Ancelotti mendon se Italia është e bekuar që do të ketë në gjirin e saj lojtarë si AndreaPirlo dhe Thiago Motta, si opsione në mesfushë. Ish-trajneri i Milan dhe Chelsea ka punuar me Pirlon gjatë kohës në krye të Milanit, ndërsa aktualisht stërvit mesfushorin e lindur në Brazil, pjesë e PSG.
52-vjeçari beson se të dy lojtarët e kompensojnë njëri-tjetrin mjaft mirë dhe mund të jenë një partneritet i frytshëm për vendin e tyre gjatë "Euro 2012".
"Nëse Thiago Motta do të ishte te Milani, kur kam qenë atje, atëherë do ta kishte përdorur gjithmonë së bashku me Andrea Pirlon. Vendimi i CesarePrandellit është i përsosur. Motta mund të luajë kudo në mesfushë, duke përfshirë në të majtë të një lojtari të fortë qendror, si Pirlo. Ai ka sjellë inteligjencë, personalitet, përvojë dhe një dëshirë për të fituar te PSG. Ai është një profesionist i madh dhe është i vështirë të thyhet e të lejojë hapësira në mesfushë", u shpreh Carlo Ancelotti në një intervistë për "Corriere dello Sport".
