Podolski i lumtur që do të luajë në Poloni

Sulmuesi polak me shtetësi gjermane Lukas Podolski pranon se “Euro 2012″ për të do të ketë një domethënie më të veçantë, pasi do të luajë në vendlindjen e tij, Poloni. Podolski 27-vjeçar ka lindur në qytetin polak Gliwice, para se të emigronte si dyvjeçar në Gjermani. Ai është pjesë kyçe e Përfaqësueses së Gjermanisë. “Turnetë gjithmonë janë të veçantë për mua. Por, Evropiani 2012 është edhe më i veçantë, pasi organizohet në Poloni, në vendlindjen time”, ka thënë Podolski për “Arsenal Player” të enjten.