Pse asnjë zëvendësim te Polonia?


Selektori i Polonisë, Franciszek Smuda është kritikuar që nuk e rifreskoi ekipin e tij me zëvendësime në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2012, me Greqinë dhe i është bërë thirrje të bëjë ndryshime për duelin e ardhshëm me Rusinë, të martën.
Mediet lokale dhe tifozët u ndanë të pakënaqur që Smuda nuk bëri zëvendësime, e sidomos të mbrojtësit të majtë, Sebastian Boenisch, i cili vërehej se kishte probleme gjatë pjesës së dytë të barazimit 1-1 në Grupin A, të premten.
Polonia dukej e shpenzuar pas presionit të madh, në të cilin i nënshtruan grekët, gjatë pjesës së parë, dhe kjo u kushtoi atyre me humbjen e epërsisë dhe rrezikuan të humbin takimin, por Karagounis nuk realizoi nga penalltia, në minutën e 70-të.
Mesfushorët Maciej Rybus dhe Ludovic Obraniak do të jenë në garë me Kamil Grosickin dhe Rafal Wolskin, për vendet shartuese, kundër Rusisë, edhe pse Smuda njihet si trajner, i cili nuk ndryshon lehtë vendimet e tij.
I vetmi ndryshim që bëri ishte inkuadrimi i Przemyslav Tyton, portieri që priti penalltinë pas përjashtimit të Wojciech Szczesnyt, derisa të dyja skuadrat përfunduan me 10 futbollistë.