Rally Albania 2012” mbërrin në Shëngjin

Rreth 320 pilotë nga 32 vende të botës kanë startuar garën e “Rally Albania 2012”. Ku gjatë së shtunës ata kanë garuar në 
bregdetin e Shëngjini.Ndërsa nga këtu u përcaktua edhe radha e nisjes së garës për në një tjetër pikë turistike, por këtë herë malore. 

Drejtuesi i gares, Edvin Kasimati tha se kjo garë është gjithëpërfshirëse dhe synon krahas garës edhe promovimin e turizmit. Aktiviteti i cili mban vulën e Federatës së Motoçiklizmit në Shqipëri me mbështetjen dhe kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve do të zgjasë për një javë.