Një Partizan i ri. Vetëm tri ditë më parë ka marrë zyrtarisht jetë skuadra e re kryeqytetase. Nën emrin “Klubi i futbollit Partizani”, Ministria e Mbrojtjes ka themeluar dhe më pas regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit klubin më të ri të futbollit shqiptar. Një datë e re themelimi, pronarë të rinj, seli e re, vlerë kapitale e re dhe një logo e re. Dikasteri i Mbrojtjes zotëron 100% të aksioneve të kësaj shoqërie anonime, e cila u regjistrua në QKR më 4 qershor 2012. Tashmë, skuadra e Ministrisë ka marrë formë zyrtare.
Detajet e regjistrimit 25 maj 2012 është data e themelimit të Partizanit “të ri”. Me emrin “Klubi i futbollit Partizani”, subjekti me formën ligjore shoqëri anonime, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit më 4 qershor 2012, me numër NIPT-it, L21804007A. Aksionar i vetëm i skuadrës së re është Ministria e Mbrojtjes, e cila zotëron 100% të aksioneve. Kapitali fillestar i klubit është 35 milionë lekë të vjetër. Me seli në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Rrugën e Dibrës, objekti i subjektit të regjistruar është:
1. Organizimi i aktiviteteve sportive në fushën e futbollit.
2. Krijimi i ekipeve zinxhir për sportin e futbollit, si dhe pjesëmarrja në garat sportive të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
3. Futja në tregun e lojtarëve për të blerë futbollistë sipas nevojave të ekipit.
4. Aktivitete të tjera në fushën e futbollit për interes të shoqërisë.
5. Aderimi dhe regjistrimi si klub në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në të gjitha llojet e aktiviteteve të futbollit kombëtar e ndërkombëtar.
Administratori aktual i skuadrës së Partizanit, Gjergji Thaka, është përzgjedhur edhe si përfaqësues ligjor i klubit të ri që prej datës së themelimit me një afat 3-vjeçar, që skadon më 28 maj 2015. Tre janë përzgjedhur si anëtarë të këshillit mbikëqyrës të skuadrës, Mentor Beqa, Orjana Ibrahimi dhe Edmond Arizaj. Të tre këta janë me afat emërimi për tre vite deri në fund të majit 2015. Margarita Klemasi dhe Eneda Rahmani janë dy ekspertët kontabël të autorizuar, të cilët do të qëndrojnë në këtë detyrë deri më 28 maj 2014.
E ardhmja Askush nuk di të thotë se cili prej dy Partizanëve që janë tashmë zyrtarisht të regjistruar në QKR do të marrë pjesë në kampionat, ai i Albert Xhanit, apo ky i krijuar vetëm disa ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes. Duket se gjithçka është në dorë të Gjykatës së Apelit. Skuadra e sezonit të kaluar ishte praktikisht nën varësinë e Dikasterit të Mbrojtjes, por juridikisht, Gjykata e Shkallës së Parë i dha të drejtë Albert Xhanit si pronar i stemës dhe klubit të Partizanit. MM e ka çuar çështjen në Apel dhe pritet vendimi i kësaj gjykate për të parë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, fakti që Ministria e Mbrojtjes regjistron një skuadër të re me emrin “Partizani”, do të thotë se ka peshuar mirë gjithçka dhe ka menduar edhe rastin më të keq, nëse Apeli mund t’i japë sërish të drejtë Xhanit. Pritet që vetëm pas vendimit përfundimtar të Shkallës së Dytë, Federata Shqiptare e Futbollit të vendosë se cilin prej dy klubeve do të njohë dhe do ta përfshijë në kampionat.

“PARTIZANI I VJETER”
Një histori lavdie
Partizani është themeluar më 4 shkurt 1946. Deri tani, skuadra që u themelua nga Ministria e Mbrojtjes numëron 15 tituj kampion, 15 Kupa Shqipëria, një Superkupë Shqipërie dhe një herë fitues i Kampionatit Ballkanik. Pas viteve ’90, klubi u drejtua për disa sezone nga donatorë italianë dhe në 1998 president bëhet Albert Xhani. Ai arriti ta ngjiste skuadrën nga Kategoria e Dytë (sot e Para) në Kategorinë e Parë (sot Superiorja). Në fund të sezonit 2008-2009, skuadra ra në Kategorinë e Parë. Por, gjatë sezonit që përfundoi, ajo njohu rënien më të madhe, duke luajtur në Kategorinë e Dytë. Tashmë, e ka siguruar ngjitjen në të Parën.“PARTIZANI I RI”
Deri tani ka vetëm emrin
Partizani “i ri”, i krijuar dhe regjistruar në QKR nga Ministria e Mbrojtjes, ka një logo të re, pronar të ri, kapital fillestar të ri dhe seli të re. Dikasteri i Mbrojtjes zotëron 100% të aksioneve dhe data e themelimit të skuadrës së re është 28 maji 2012. Selia e klubit është në Rrugën e Dibrës, te Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes. Subjekti nën emrin “Klubi i Futbollit Partizani” u regjistrua më 4 qershor 2012 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. 35 milionë lekë të vjetër është kapitali fillestar i klubit të kuq. Ndërkaq, Gjergji Thaka është përzgjedhur si përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti.
Çfarë do të bëhet me trofetë?
Dy ditë më parë, këshilltari i ministrit të Mbrojtjes dhe njëkohësisht një prej tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Partizanit të “ri” që është regjistruar tri ditë më parë në QKR, Mentor Beqa, për “Panorama Sport” deklaroi: “Regjistrimi tashmë ka përfunduar dhe ne do të fillojmë punën për të ndërtuar skuadrën”. Pavarësisht regjistrimit të skuadrës së re, do të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe më pas ai i Federatës Shqiptare të Futbollit se cilën prej dy skuadrave do të njohin, atë të Albert Xhanit, apo atë të krijuar së fundmi nga dikasteri i Mbrojtjes. Gjykata e Shkallës së Parë njeh si pronar të klubit Partizani, Albert Xhanin. Çështja ndodhet në Shkallën e Dytë të Gjykatës, në një kohë që edhe Federata Shqiptare e Futbollit do të presë vendimin e Apelit dhe më pas do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në kampionat. Por, tashmë, një prej dilemave është edhe çështja e trofeve të shumtë që ka fituar kjo skuadër. Në rast se Partizani i krijuar nga Ministria arrin të hyjë në kampionat dhe të bëhet pjesë e garës, atëherë mbetet për t’u shqyrtuar edhe çështja e titujve. Një skuadër me logo të re dhe datë themelimi të re nuk mund të trashëgojë trofe të fituar nga një skuadër tjetër. Deri tani, Partizani ka fituar 15 tituj kampion, 15 Kupa Shqipëria, 1 Superkupë të Shqipërisë dhe është shpallur edhe 1 herë kampion i Ballkanit.

FSHF pret Apelin për të vendosur
Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për çështje “Partizani”, në lidhje me faktin se cila prej skuadrave do të marrë pjesë në kampionat. Ministria e Mbrojtjes, e cila ka hedhur në gjyq Albert Xhanin duke kërkuar të rikthejë logon dhe stemën e klubit, humbi në Gjykatën e Shkallës së Parë. Kjo e fundit i dha të drejtë Xhanit. Dikasteri i Mbrojtjes e ka dërguar çështjen në Apel, ku është zhvilluar vetëm një seancë dhe ajo e radhës është lënë për në fund të qershorit. Tashmë, federata është në pritje të vendimit të gjykatës. Një sezon më parë, institucioni u nxitua në vendimin e tij duke njohur skuadrën që krijoi praktikisht Ministria e Mbrojtjes. Por, pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë rezultoi se Xhani ishte pronari i klubit dhe stemës. Tani, FSHF nuk dëshiron të përsërisë gabimin e një viti më parë, kështu që do të presë. Ndërkaq, nëse Apeli i jep të drejtë Xhanit, atëherë skuadra do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Parë në kampionatin e ardhshëm. Por, ajo që pritet me interes është fakti se çfarë do të ndodhë me skuadrën e re që është regjistruar në QKR tri ditë më parë. Në të tilla kushte, Partizani “i ri” duhet ta nisë gjithçka nga fillimi, praktikisht duhet të luajë në Kategorinë e Tretë dhe më pas të ngjisë shkallët. Ashtu siç veprohet me çdo klub të ri futbolli që krijohet në Shqipëri. Sidoqoftë, gjithçka mbetet për t’u parë. Ndërkaq, që pas përfundimit të kampionatit, të gjithë lojtarët dhe stafi teknik janë duke shijuar pushimet.

I shpërqendruar dhe me syzet e diellit në dorë, i veshur me një palë xhinse dhe një T-shirt në ngjyrë të kuqe, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, e ndali dje hapin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Disa minuta pasi ora kishte kaluar 09:00 dhe pasi ishte informuar në “Panorama Sport” se Ministria e Mbrojtjes kishte regjistruar në QKR një skuadër të re me emrin Partizani, Xhanit iu desh pak kohë për të rregulluar frymëmarrjen përpara se të ulej në një prej sporteleve të Qendrës së Regjistrimit.
Debati Punonjësi i QKR-së e njeh menjëherë Xhanin dhe e pret me mirësjellje. “Më nxirr pak ekstraktin e Partizanit që ka regjistruar Ministria e Mbrojtjes përpara dy ditësh”, – ishin fjalët e presidentit të kuq. Mjaftojnë vetëm disa sekonda dhe letrat e printuara janë gati në dorën e Xhanit, pasi ky i fundit bëri një pagesë simbolike (një detyrim i institucionit). Kreu i skuadrës kryeqytetase, pasi i hedh një sy ekstraktit, shpërthen: “Po si ka mundësi që e keni regjistruar, është absurde! Partizani është i imi. Gjykata më ka dhënë të drejtë, është e jashtëligjshme ajo që po ndodh”, i drejtohet Xhani punonjësit. Ky i fundit ia kthen menjëherë: “Ne kemi për detyrë të regjistrojmë çdo subjekt apo klub, mjafton që gjithçka të jetë në rregull. Qoftë edhe nëse ndryshon vetëm një germë nga njëri subjekt në tjetrin, ne e regjistrojmë”. I tensionuar dhe me një vështrim paksa të egër, presidenti kërkon të flasë me juristin e institucionit. Por, kërkesa e tij ngjan e kotë nga punonjësi i QKR-së. Në atë çast, i lind ideja tjetër dhe rrëmben një letër e një stilolaps. Formulon ankesën dhe e le te sporteli i institucionit. Qëndron edhe disa minuta në hyrje të QKR-së duke shfletuar me vëmendje ekstraktin dyfaqësh të Partizanit të ri dhe largohet me nxitim. Sigurisht, e ndjen se nuk është një prej mëngjeseve të tij më të mira në krye të Partizanit.
Ankesa
Pasi është njohur me ekstraktin e subjektit “Klubi i futbollit Partizani”, që është regjistruar përpara tri ditësh në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ka bërë një ankesë dhe e ka dorëzuar në sportelin e institucionit. Sipas tij, regjistrimi i një klubi të ri nga Ministria e Mbrojtjes me këtë emër është i jashtëligjshëm.

Tri gjyqet që mbajnë varur të ardhmen e Partizanit
Partizani për gati dy vite orvatet nëpër dyert e gjykatave. Më shumë se për futboll, që pas rënies së ekipit nga elita, për të kuqtë janë lakuar kryesisht terma si padi, akuza, i akuzuar e të akuzuar. Gjyqet më të diskutuara, të lakuara sigurisht edhe nga mediat, seancë pas seance, kanë qenë tri. Së pari ai mes Albert Xhanit dhe Paro Laçit, që të dy aksionarë të këtij klubi; i pari me 60 për qind, ndërsa i dyti me 40. Gjithçka nisi mirë për këta të dy, por me kalimin e muajve mosmarrëveshjet u shtuan dhe dukej se veçse drejtësia mund të sheshonte gjithçka. I dyti gjyq, ai që lindi në një kohë kur palët po merreshin me çështjen e parë. Rudina, bashkëshortja e Albertit, e paditi këtë të fundit, pasi pretendonte që ai i kishte shitur aksionet pa e pyetur. Dhe meqenëse ky investim ishte kryer në një kohë kur ata ishin të martuar dhe Xhani nuk e kishte informuar atë, atëherë ligji ishte me Rudinën. Nuk u mbyll me kaq, pasi vetëm pak muaj më vonë në skenë doli Ministria e Mbrojtjes, e cila u fut në gjyq me presidentin Albert Xhani, duke pretenduar logon e këtij klubi. Shumë seanca janë zhvilluar dhe shumë të tjera janë shtyrë, teksa disa anuloheshin për mungesën e të akuzuarve, apo të palës paditëse, për mungesë të avokatëve, apo edhe për mungesës së trupës gjykuese. Sot e kësaj dite, Partizani vazhdon me të njëjtën “odise”, atë të gjyqeve. Me shpresën që shumë shpejt do të vijë edhe një zgjidhje.