Revoltë te Holanda kundër trajnerit


Humbja 1-0 e Holandës me Danimarkën la gjurmë të thella te tulipanët, që para se të niste turneu kuotoheshin se skuadra e tretë me e favorizuar për të ngritur trofeun. Disa nga futbollistët holandezë, të udhëhequr nga Rafael Van Der Vaart, të pakënaqur me rolin e zëvendësuesit, kanë ngritur krye kundër trajnerit Bert Van Marvijk. Nga Holanda raportojnë se mjaft i zemëruar me trajnerin e tij është shfaqur edhe Nigel De Jong, i cili u zëvendësua në minutën e 71-të në ndeshjen e parë ndaj Danimakrës.

Mendimi i specialistëve por edhe i futbollistëve holandezë është që në këtë rast njeriu për t’u zëvendësuar ishte Mark Van Bomel, por ky i fundit është dhëndrri i Marvijk, një lidhje e ngushtë familjare që duket se ka prishur harmoninë në skuadër. Pakënqësinë me rolin dytësor e ka shprehur edhe Jan-Klaas Huntelar, pasi Marvijk preferon si sulmues të parë Robin Van Persin e Arsealit. Sikur të mos mjaftonte ky problem, golashënuesi më i mirë në Premier Ligë nuk ka një marrëdhënie të mirë me Uesli Shnajder.
Duket qartë që humbja me Danimarkën nuk ka qenë e rastësishme, por e ndikuar nga prishja e ekuilibrave në skuadër, që për rrjedhojë ka sjellë humbjen e kontrollit nga trajneri Bert Van Marvijk. Gjithcka e thënë më lart është zbuluar nga mediat, pasi asnjë nga pjesëtarët e kombëtares holandeze nuk ka pranuar të flasë hapur. Mirëpo polemikat mund të shpërthejnë të mërkurën tëksa tulipanët do të përballen me Gjermaninë në ndeshjen e dytë në grup. Një humbje e mundshme do ta nxirrte Holandën jashtë kompeticionit.
E nëse risjell në mendje historikun e kombëtares holandeze do të gjesh raste pafund të marrëdhënieve të tensionuara lojtar-trajner, si mes Rud Golit dhe Dik Advokat në 1994, apo të Edgar Davids dhe Gus Hiding në 1996, të reflektuara sigurisht me dështimin në Evropin ose Botëror.