Robben: Do ta mposhtim Gjermaninë


Anësori i Holandës, Arjen Robben është i bindur se skuadra e tij mund të mposhtë Gjermaninë, në ndeshjen e sotme e cila është vitale për Tulipanët, edhe pse vështirë të thuhet një gjë e tillë nëse Robben shfaq egoizmin që ka shfaqur në ndeshjen e parë kundër Danimarkës.
“Disa njerëz thonë se Gjermania luan futbollin e freskët dhe sulmues, por unë duhet të kundërshtoj. Ata luajnë më shumë me kundërsulme, dhe nuk luajnë lojën sulmuese sa Spanja dhe Holanda”.
“Ne kemi kualitet të lartë në skuadër, dhe këtë gjë duhet të tregojmë kundër Gjermanisë. Natyrisht, ne mund t’i mposhtim ata”, tha Robben për De Telegraaf.