Schweinsteiger, rezervist kundër Holandës ?


Bastian Schweinsteiger mund të përfundojë në bankën e rezervistëve në ndeshjen e tyre të Gjermanisë në kuadër të Grupit B në Euro 2012 kundër Holandës të mërkurën derisa selektori Joachim Low mendon ta zëvendësojë atë me bashkëlojtarin e tij nga Bayern Munich, Toni Kroos.
Sipas medieve gjermane, Schweinsteiger duket se ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që pësoi para Evropianit dhe nuk bindi me paraqitjen e tij në fitoren 1-0 ndaj Portugalisë në duelin e parë.
Low mund të vendos për Kroosin në vend të Schweinsteigerit në qendër të mesfushës.