Sheva fitimtar ndaj Ibras



Andrey Shevchenko ka mposhtur Suedinë në duelin e fundit të gjiros së parë në Euro 2012 me rrezultat 2-1.
Ndeshja nisi e nivelizuar edhe pse Ukraina kishte një presion dhe ofanzivë fillestare.
Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre,por kryesorin e kishte Ibra kur me kokë goditi shtyllën.

Pjesa e dytë ishte shumë më interesante dhe më efektive në realizimin e golave.
Ibrahimovic në minutën e 51 i dha epërsinë e parë Suedisë pas golit nga afërsia ku asistues ishte Kallstrom.
Por kur në skuadër e ke 36 vjeçarin Shevchenko atëherë punët shkojnë paksa më lehtë.
Legjenda e gjallë e Milanit realizoi dy gola me kokë për ta rikthyer rrezultatin në 2-1 në të mirë të vendasve.
Suedia tentoi shumë herë ta barazonte rrezultatin dhe kishte shumë raste siq ishte bomba e Ibras,por rastin kryesor e kishte Elmander,por goditja e tij përfundoi larg portës së Pyatov.
Pas ndeshjeve të para në Grupin D,Ukraina prinë me 2 pikë,Anglia dhe Franca me nga një dhe Suedia me 0