Sot fillon Euro 2012


Kampionati Evropian i Futbollit nis sot në ora 18 me ndeshjen e grupit A ndërmjet Polonisë dhe Greqisë, për të vazhduar më pas me takimin ndërmjet Rusisë dhe Republikës Çeke, edhe kjo ndeshje e grupit A, që fillon në ora 20:45.
Ndeshjet e grupeve tjera do të luhen në ditët në vijim.
Organizatorë të  Euro 2012 janë Polonia dhe Ukraina, ndërsa gara do të zgjasë deri më 1 korrik, kur edhe do të zhvillohet ndeshja finale.
Favorit kryesor për ta fituar dhe njëkohësisht  mbrojtur titullin e kampionit llogaritet Spanja.