Mbrojtësi brazilian i Milanit Thiago Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës franceze PSG. Ky lajm eshte perhapur sot ne mediat franceze, sipas të cilave Silva do të nënshkruajë kontratën këtë të mërkurë.
“Silva do të jetë blerja e dytë e madhe për PSG-në, pas vlerjes së Lavezzit. Shifra e transferimit të tij do të jetë 50 milion euro” shkrujanë mediat franceze.
Milani ende nuk ka reguar pas këtij lajmi, ndërsa francezët po e konsiderojnë këtë blerje si të kryer
