UEFA dënon Gjermaninë dhe Portugalinë

Federata Europiane e Futbollit,UEFA, ka vendosur që të ndëshkoi dy skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin që po zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, për thyerje të rregullave në fushë e blertë. Në fakt nuk bëhet fjalë për shfaqje të koreve raciste, apo për veprime të ngjashme të tifozëve huliganë, por për njëarsye krejt tjetër. 

Në raportin e vëzhguesve të ndeshjes Gjermani–Portugali 1-0 shkruhet se tifozët gjermanë kanë goditur me mbi 20 topa letre lojtarët e Portugalisë gjatë pjesës së parë, ndërsa këta të fundit u vonuan pa asnjëarsye në dhomat e zhveshjes para se të niste pjesa e dytë. 

Federatat e dy vendeve janë në pritje të mbledhjes së datës 14 qershor të komisionit të disiplinës së UEFA-s, për t’u njohur me masat ndëshkimore. Ndërkaq, ndëshkime pritet të marrë edhe federate ruse, për sjelljen e dhunshme të tifozëve të Rusisë me punonjësit e sigurisë së stadiumit Vroklav, në përfundim të takimit Rusi–Çeki 4-1.