Ukrahinë,gjendet i vdekur tifozi spanjoll


Një tifoz spanjoll 46 vjeçar u gjet i vdekur në Makeyevka, një lokalitet i vogël pranë Donetskut në Ukrainë. Siç raporton supersport, policia ukrainase ka ndalur tre persona me akuzën e vrasjes.

Autoritetet vendase kishin nisur operacionet e kërkimit për tifozin spanjoll pasi punonjësit e hotelit ku gjendej kishin dhënë alarmin për mungesën e tij prej disa ditësh.