Varshavë, atje ku futbolli pushton kontinentin


... Njohësit e mirë të historisë e dinë mjaft mirë, se në vitin 1939 kur trupat gjermane pushtuan Poloninë, u ndje menjërë se ambicija luftënxitëse dhe pushtuese e Adolf  Hitlerit nuk do të kishte të ndalur. Pas saj do ta kishin rradhën edhe të tjerët, në Lindje Perëndim dhe Veri deri tek Bashkimi Sovjetik (brenda të cilit Ukraina ishte shteti i dytë më imadh). Gati 73 vjet më pas,  Polonia dhe Ukraina të “përkëdhelura” nga fati organizojnë bashkë një Europian dhe “pushtohen” përsëri...por këtë herë nga turistët, gazetarët dhe  e gjithë vëmendja e botës. Në fakt edhe në këtë rast ka një pushtues të vërtetë. Është pushtetmbajtësi më i madh i botës : Futbolli. Ai qëi bën të gjithë të heshtin, kur shtrin “kthetrat” e tij të magjishme dhe pushton jo vetëm Europën por të gjithë botën... 
Ndonëse, pa ndjeshmërinë e muzikës së emërmbajtësit të tij, të madhit “Frederic Chopin”, Aeroporti i Varshavës, gjithsesi ka qenë më i ngrohtë se çdo herë tjetër në sytë e të huajit. Posterat dhe ngjyrat e Europianit të 2012 shiheshin kudo, duke krijuar një atmosferë, ndryshe nga ajo e aeroporteve të zakonshme, ku ndarjet, malli, lodhja e udhëtimit dhe hutimi pas zbritjes në tokë, të lenë një shije gati të trishtur. Por mjafton të dilje jashtë dhe Varshava, veshur si për festë, si një vajzë lozonjare ofronte një atmosferë shumë më të ndriçuar dhe të këndshme, se ajo e portës së saj të ajrit.
Duke numëruar ditët mprapsht, vendasit së bashku me ukrainasit, arritën më në fund tek dita e shumëpritur e fillimit. Padurimi që aventura më e madhe e vitit të fillojë ndjehet gati kudo. Gjithçka është zbukuruar me simbolet e futbollit, ku topin mund ta gjesh të versioneve dhe përmasave të ndryshme, nga ato gjigandet e deri tek imitimi i llampave te ndriçimit ne rrugë. Varshava e cila ende ka efekt me pjesen e saj te vjeter apo ate tradicionalen me tramvajet tradicionale që të kujtojnë skenat e filmit të magjishëm “Pianisti”, pajtonat e tërhequr nga kuaj të mëdhenj dhe ndërtesat e shumta të fisnikëve të saj të dikurshëm, të shoqëruara nga monumente të panumërta të cilat shoqërojnë sheshet e jeshiluara, të cilat për ne banorët e Tiranës së betonizuar, ngjallnin vetëm një zili të paparë. i vetmi armik i entuziasmit të vendasve ndryshimi i kohës. Shumë bronz kanë derdhur polakët për këtë kryeqytet. Në fakt kanë qenë një komb që kanë luftuar shumë dhe kanë vuajtur shumë..
Pas një mëngjesi të freskët dhe paraditeje që i ngjante asaj të kryeqytetit shqiptar ku dielli përvëlon e djeg, pasditja plot zgushi prodhoi një shi të fortë, i cili në një farë mënyrë u përpoq që të  freskonte disi entuziasmin e vendasve, shumica e të cilëve kishin ardhur gati dy orë përpara në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, që nga afër të dukej një version i thjeshtuar, i magjikut “Stade de France”. Por nëqoftëse shiu mund të ulte disi entuziasmin në shkallët e stadiumit, ai kurrsesi nuk mund të ndërpriste entuziasmin e 800 vullnetarëve të cilët morën pjesë në shoun e hapjes së kampionatit. E ndërsa Varshava vazhdonte të përjetonte emocionet e saj të mëdha të dyfishta, për organizmin për herë të parë të një Europiani dhe për performancën e parë të skuadrës së tyre, të zhurmshmit gazetarë në Media Center, vazhdonin ti shoqëronin me biseda të gjata dhe të pafundme shurmën e që bënin tastierat e tyre. Koha e sfidës edhe për ta si për të gjithë kolegët e tyre në të gjithë botën, kishte filluar. Takime mes miqsh të vjetër, të pranishëm edhe në evente të tjera pastaj njohje të reja dhe mbi të gjitha, kërshëri për të zbuluar gjithçka. Sigurisht jo për  ti mbajtur për vete. Por për ti transmetuar sa më shpejt tek publiku, në emër të një detyre por edhe të një rivaliteti nxitës që është i lashtë sa edhe vetë profesioni. E zhytur në ngjyrat e festës së sapo nisur (e shoqëruar me hektolitra birre në çdo kënd të saj, polakët por edhe mijra turistë kanë festuar ditën e parë të Europianit në stadiumet e Varshavës dhe Vorsklës dhe sidmos në sheshet e Palc Defilad të kryeqytetit dhe në Rynek. Tani festa e futbollit, zhvillohet me personazhe realë dhe jo me parashikime.


Varshavë, më 08.06.2012


Kripë dhe piper
Shtëpi me qera dhe biletë... po deshe.
Polakët, kanë tashmë zgjedhje origjinale për të rritur në mënyrë të çmendur fitimet nga ky kampionat europian. Dhe të thuash të drejtën, jo gjithçka është një formë bisnesi e provuar më parë. Ka edhe gjetje origjinale, si kjo që javët e fundit u bë legjendë në Poloni. Pasi të ofrojnë një shtëpi vendasit të orfrojnë edhe bileta për ndeshje të ndryshme të Europianit, të cilat i kanë porositur më parë nnë internet. Deri këtu gjithçka duket e kompletuar. Madje deri në detaje. Por për fat të keq, zhgënjehesh kur dëgjon çmimin. “Vetëm 5000 Euro”. Këtu kokëdhimbja bëhet evidente. Në fakt ky Europian nuk ka vetëm këto çmime të kripura. Cdo ditë zbulohen çudira polake dhe ukrainase, që herë përngjasin si një biznes i ri, e i padëgjuar më parë dhe herë si një eksetem i zhfrytëzimit të mundësisë për të rritur fitimet në mënyrë të padëgjuar.

Polonia “kopjon” Gjermania 2006
Në fakt, që të kopjosh Gjermaninë në realizmin e një eventi sportiv, do të ishte e vështirë për të mos thënë e pumundur për këdo. Por polakët, kanë zgjedhur një mënyrë më të thjeshtë për të “përfituar” nga eksperienca gjermane. Disa detaje të spikatura, të cilat, nuk mund të mos të të bëjnë përshtypje në pamjen e parë, kanë sjellë në kujtesë botërorin gjerman të 2006. Bluzat e Polonisë i gjeje në trupin e gjithkujt. Madje  më kollaj ishte të gjeje nga ata që nuk i kishin veshur, se sa të tjerët. Shalli kuqebardhë dhe bluzat e ekipit vendas, ishin gjëja më e zakonshme që mund të shikoje në një lëvizje qoftë edhe 100 metërshe. Dhe pasi skanë lënë shall pas varur në qfë, vendasit nuk kanë kursyer as luanët e skulpturave të objekteve kulturore apo pallateve të vjetër të panëve të tyre të famshëm. Por nuk mjafton vetëm kjo. Shumica e makinave dhe taksive janë zbukuruar me flamuj. Sigurisht me tre ngjyra si në Gjermaninë e 2006. Por me bardhekuqin e famshëm polak

A merr pjesë Japonia në Europian?!
Të rregullt të vendosur në rresht si fëmijët e një kopshti, të bindur dhe të vëmendshëm të kulm ndaj shpjegimeve të shoqëruesit, grupe të pafund turistësh aziatikë, sidomos nga Japonia, i ndesh nëpër rrugët dhe bulevardet e Varshavës pothuajse në çdo çast. Duket sikur je në një kampionat Botëror dhe jo në një Europian. Por kur hyn në sallën e shtypit, të del nga goja vetiu shprehja: Tani e tepruan fare! Sepse në tavolin e parë të një salle gjigande, gjen dy aziatikë. E si të mos mjaftojë kjo, pak më tutje një tjetër banor i “kontinentit të verdhë” shkrep pafund dy nga tre aparatet që ka varur në qafën e tij të vockël. Kulmi arrin kur shkon të marrësh një kafe, dhe një tjetër të zë si pa të keq rradhën dhe vazhdon të të shikojë si i pafajshëm. Ah këta aziatikët, kudo nëpër botë mund ti gjesh. Dhe është normale se janë shumë! Po në Europian ç’duan xhanëm?


Stop, Policia!
Forca të shumta ushtarake dhe policore në shërbim të Europianit

Ata që kanë vënë ndonjëherë në dyshim, sigurinë e këtij kampionati Europian, mund të qetësohen që në shëtitjen e parë që mund të kryejnë në Varshavë. Pa frikë ajo mund të quhet e blinduar. Madje jo vetëm me policë por edhe me ushtarë. Që nga aeroporti “Frederic Chopin” e deri tek “Plac Defiland”, ku është organizuar Fan Zona e Varshavës. Nga stadiumi kombëtar i Varshavës dhe përgjatë gjithë Old City-t, të famshëm, nuk do të vuaje shumë për të parë njerëz me uniforma. Ata shfaqeshin kudo duke krijuar një ndjenjë dyzimi mes sigurisë dhe jonormales që krijon një pamje e tillë. Interesante është se patrullat e krijuara, ishin mikse ushtarë dhe policë. Ndërsa lëvizja e makinave të policisë (të të gjitha përmasave) ka qenë një pamje e zakonshme në të gjitha rrugët kryesore. Si për të plotësuar një panormaë të tillë, që sdo të ishte nomale e po qe se nuk do të “mbytej” disi, nga deti bardhekuq i vendasve dhe turmat kureshtare të turistëve të huaj. Për të plotësuar këtë atmosferë mikse, helikopteri i sigurisë që vërtitej gjatë gjithë ditës, mbi stadiumin e Varshavës krijonte me “muzikën” e tij një atmosferë pragparade. Por pavarësisht të gjitha këtyre, edhe pse tek tuk i veshur me uniformë ushtareke, Europiani ka shpërthyer me një entuziasëm të paparë. 

Fotofinish
Europiani, mbaron numërimi mbrapsht

Spanja apo Gjermania?! Hollanda apo Anglia?! Kujdes nga Franca! Harruat Italinë, janë të frikshëm kur janë në hall... Por kujdes çdo event i tillë e ka nga ndonjë autsajder, i cili mund të të befasojë apo e harruat Greqinë më 2004...
Në fakt të gjitha këto diskutime i takojnë një kohe të shkuar. Tani s’ ka më hamendje dhe parashikim. Ka vetëm fushë loje, skuadra që ndeshen si luanë, duke vrapuar pas një topi magjik dhe vetëm aftësi. Për të shfrytëzuar, llogaritur, goditur dhe marrë maksimumin. Koha e numërimit mbrapsht për Kampionatin Europian të Futbollit, mbaroi. Tani është koha e të vërtetës. Një kohë, që filloi dje pasdite dhe do të vazhdojë deri më një korrik, atëherë kur një skuadër do të festojë si e marrosur nën qiellin entuziast të Kievit ndërsa një tjetër  do të përpiqet të përmbajë lotët, për humbjen e një finaleje. Deri atëherë rruga do të jetë e gjatë dhe kalvari i dhimbjeve i mundimshëm. Sipas ligjit të kësaj loje magjike vetëm një skuadër do të fitojë. Ndërkohë (pas eksperiencës greke) askush, nuk ka të drejtë që të mos ëndërrojë. Secili bën llogaritë e tij dhe është e pamundur që të parashikosh gjithçka. Paçka se në pamjen e parë gjërat duken të thjeshta. Një gjë është e qartë. Këmbët u dridhen të gjithëve dhe nuk duan të humbin asnjë shans.
Europiani tashmë i ka ulur të gjithë në nivel të barabartë. Si ata që pretendojnë dhe të tjerët që në pamje të parë, duken të vegjël. Në këtë vorbull, ku janë përfshirë të gjithë duket se ilaçi i vetëm për të shpëtuar nga sikletet është, durimi. Ose siç thonë trajnerët e mëdhenj: Ti marrësh gjërat një e nga një. Me respekt dhe pa pasione. Sepse shpesh, ato që vendosin në evente të tilla, janë episode fare të parëndësishme por që krijojnë hendeqe aq të mëdha dhe të vështira për tu mbyllur.
Mbrëmë pas dy ndeshjeve të para Europiani filloi të shkruajë faqet e tij të para. Të cilat më 1 korrik, me siguri do të jetë bërë një libër i madh, i gatshëm për të hyrë në bibliotekën e madhe të futbollit, që është edhe historia e tij. Ky është vërtetë kampionati europian i zhvilluar në sipërfaqen më të madhe të parë ndonjëherë. Që dje të gjithë kanë uruar që ai të jetë i madh edhe në futbollin që do të prodhojë.  
T.K.



Le të nisë festa, Polonia hap dyert për Euro 2012
Një ceremoni e shkurtër me muzikë klasike ka ngritur siparin e kampionatit

Euro 2012 ka filluar, teksa stadiumi kombëtar i Varshavës gëlonte nga brohorimet e mijëra tifozëve kishin zënë stolat e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen e hapjes ndaj Greqisë. Gjithë fusha u mbulua nga këngët festive, teksa ceremonia e hapjes, e ndjekur nga gjithë Europa dhuroi spektal për rreth 20 minuta. Të 50 mijë të pranishmit, e ndoqën drejpërsëdrejti, ku dy vendet organizatore kishin përgatitur një festë të admirueshme, duke ndërthurur kërcimet dhe këngët, që pasqyronin traditën e dy vendeve organizatore. Organizatorët morën frymë lirisht me të filluar ndeshja e parë, pas pesë vjetëve të vështira, kur të dyja vendet arritën në mënyrë të habitshme të fitonin të drejtën për të organizuar eventin më të madh të futbollit europian, duke lënë pas Italinë dhe konkurrencën e dyfishtë të Kroacisë dhe Hungarisë. Që prej atëherë, shqetësimet ishin rritur për sa i takon vonesës së ndërtimit të impjanteve moderne, kostos së mirëpritjes dhe mbi të gjitha dhunës raciste, për të cilën është folur shumë. Por, dje të gjithë i harruan këto shqetësime. Sytë e miliona tifozëve, ishin ngulur vetëm tek spektali i mahnitshëm i grupeve të kërcimtarëve, të cilët u shoqëruan nga pianisti virtuoz Adam Giorgi, teksa në sfond dëgjoheshin vetëm tingujt lozonjar të kompzitorit më të dashur të polakëve, Frederik Shopenit. Muzika e Shopenit u shkri ëmbëlsisht me koreografinë e kërcimtarëve, teksa producenti italian, DJ Karmatronik e bëri ritmin të shpërthente. Trupa e balerinëve, me mjeshtëri dhe elegancë, u dhuroi të gjithë të pranishmëve një guidë turistike, duke imituar format në miniaturë të tetë stadiumeve që do të presin 16 skuadrat më të mira të Europës.


Detajet e ceremonisë

20 minuta zgjati ceremonia e hapjes së Euro 2012. Ajo u zhvillua në Varshavë

Në sfond të cermonisë ishte vënë muzika e kompozitorit polak, Frederik Shopen

Në fund të ceremonisë producenti italian, DJ Karmatronik e bëri ritmin të shpërthente

50 mijë persona e ndoqën live ceremoninë në stadiumin e Varshavës