Bayerni ia bën ”bajat” Bazelit


Bayerni ka deklasuar Bazelin të cilin e mposhti me rrezultat bindës 7-0.

Bayerni e nisi qetë takimin mirëpo nga minuta e 6 nisi dominimin total.

Ky dominimi bëri që në minutën e 11 Arjen Robben të hapë goleadën (1-0).Menjëherë pas golit Gomez kishte ry raste fenomenale por Sommer priti goditjet e gjermanit.

Kur po zhvillohej minuta e 42 Robben lëshoi një asist te Muller i cili realizoi për 2-0.

3 minuta pas Muller ishte Gomez në portën bosh realizoi për 3-0 dhe vulosi rrezultatin final të pjesës së parë

Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për bavarezët të cilët vazhduan goleadën në minutën e 50 pas golit të dytë nga Mario Gomez.

I njëjti njeri e kompletoi hat-trikun në minutën e 61 ndërsa 6 minuta më vonë realizoi edhe për 6-0.

Ndërsa debakli u mbyll me golin e super Arjen Robben që realizoi për 7-0.