Interi lamtumirë Champions-it


Interi i ka dhënë lamtumirën Champions League në një ndeshje dramatike.

Zikaltërit vinin pas humbjes 1-0 të ndeshjes së parë dhe u duhej të fitonin me një diferencë të dy golave.

Interi e mbylli pjesën e parë 0-0 dhe pa raste të pastra shënimi.

Në të dytën, Diego Milito do të gjente golin e parë pas zhvillimeve të një goditje këndi.

Por kur loja po shkonte drejt shtesave, në minutën e 92, Branda i sapofutur në lojë do të ndëshkonte Julio Cesarin.

Një minutën më vonë Interi do të fitonte edhe një penallti që do ta kthente në gol Pazini, por menjëherë më pas erdhi edhe zhgënjimi pasi arbitri vërshëlleu fundin e takimit.

Interi eleminohet dhe Marseja vazhdon më tej.