Kaka: Mourinho trajneri më i mirë që kam pasur


Një ditë para sfidës së kthimit ndaj CSKA Moskë, asi brazilian i Real Madridit, ka lavdëruar trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Braziliani tha se Mourinho është një nga trajnerët më të mirë që ka pasur në karrierën e tij. “Është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur në karrierën time. Unë kam mësuar shumë nga ai”, ka thënë Kaka.

Ish-ylli i Milanit, thotë se skuadra e tij përveç se është afër ta fitoj titullin e La Ligës, mund ta fitoj edhe Ligën e Kampionëve. “Këtë sezon në kemi mundësi për të bërë diçka të rëndësishme në Ligën e Kampionëve”, tha ai.