Mancini: Tevez afër rikthimit me Cityn


Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka konfirmuar se Carlos Tevez është shumë afër rikthimit me klubin e tij.

Tevez nuk ka luajtur futboll qe 6 muaj për shkak të përleshjes që ka patur me trajnerin e klubit, Roberto Mancinin.

“Carlos duhet të stërvisë përsëri, ndoshta edhe 10 ditë tjera. Unë nuk mendoj se Tevez mund të luaj lojën e parë dhe të jetë 100% në formë pas pesë muajve mungesë. Kjo është e pamundur”, tha Mancini.