Ibrahimovic: Katër pikë janë pak


Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai tani është më i relaksuar për shkak se klubi i tij është në majen e tabelës por ka paralajmëruar shokët e skuadrës se katër pikë nuk është ndonjë diferencë e madhe pasi deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur.

“Ne tani jemi më të relaksuar për shkak se kemi katër pikë më shumë se rivali ynë”.

“Sidoqoftë, sezoni ende nuk ka mbaruar pasi deri në fund të tij gjithçka mund të ndodhë. Suksesi i klubit është gjithçka. Ne thjeshtë dëshirojmë të fitojmë ndeshjet tona”, tha Ibrahimovic.