Si e kthen Bayern futbollin në art


Bayern Mynih ka shkëlqyer dhe në “Alianz-Arena” ata e kthyen futbollin në art. Me shtatë gola fantastikë, ky ekip ka shkatërruar Hofenhaimin, duke dalë kështu nga kriza. Tani tek bavarezët nuk ka më egoistë apo individualistë. Të gjithë janë të bashkuar dhe luajnë për një qëllim të përbashkët. Ja pse Bajerni do shndërrohet në tabu.

GOLAT: Bavarezët kanë shënuar vetëm 8 gola në këtë fazë të dytë, 7 vetëm në ndeshjen e fundit. Kros shënon për të dytën herë këtë sezon.

SHPIRTI I SKUADRËS: Nuk ka më egoizëm të tepruar. Roben e Riberi përqafohen dhe përkrahin njëri-tjetrin. Nuk ka më grindje apo keqkuptime. Sigurisht që kur fiton, argumente ka shumë.

FUTBOLLI I SHPEJTË: Trajneri Heynckes ka pranuar kritikat mediatike. Ai e mori vetë përsipër fajin e mosfunksionimit të skuadrës. Por, 66-vjeçari gjerman është një mjeshtër i skemave dhe si i tillë, di të luajë me çdo skemë. Moduli i preferuar është klasikja 4-4-2, por te Bayern ai luan me sistemin 4-2-3-1 dhe e ndryshon atë si Barcelona e Guardiolës dhe Reali i Mourinhos në 4-3-3. Ndeshjen e fundit mbrojtësit Lahm dhe Alaba shërbyen edhe si sulmues krahu.

SHWEINSTAIGER: Pas 31 ditëve pushim, zëvendëskapiteni Bastian Shweistaiger rikthehet në fushë. Në fillim ai shërbeu si stimulues për trajnerin Hejnkes, më pas luajti gjatë 28 minutave të fundit. Euforia: Fansat luajnë një rol të rëndësishëm. Në shtëpi ata këndonin në kor gjatë gjithë kohës: “Oh sa bukur! Kush dreqin është Barcelona?!”.

KTHIMI NË IDENTITET: Baselitt do t’i duhet t’i bëjë mirë llogaritë në ndeshjen e kthimit ditën e martë. Kampionët e Zvicrës fituan 1-0 dhe vazhdojnë të jenë të qetë në kampionatin vendës, duke kryesuar tabelën. Pas triumfit, bavarezët janë të fokusuar te kualifikimi.