Platini: Kampionatin e fiton Juventus




Një përplasje me De Laurentiis dhe një parashikim për kampionatin italian: Michel Platini ka folur në Milano ku i ka dhënë Gianni Rivera çmimin "Presidenti i UEFA 2011". Numri një i futbollit europian nuk harroi të japë parashikimin e tij për duelin skudeto mes Milan dhe Juventus.

" E fiton Juventus. Ka bërë shumë barazime por nuk ka përfunduar ende", u shpreh ish-lojtari i bardhezinjëve.

Më pas francezi i kthehu përgjigje edhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis rreth rankimit të Serisë A për Champions League dhe Europa League: " Nuk jam dakord. Kur De Laurentiis të bëhet president i UEFA-s le ta vendosë ai", vijoi Platini.

Në fund presidenti i UEFA-s foli edhe për gabimet e shpeshta arbitrale që po ndodhin në kampionatin italian teksa u shpreh: " Ndodhin kudo, jo vetëm në Itali".