Young: Jemi të lumtur me vendin e parë


Anësori i Manchester United, Ashley Young është shprehur tepër i lumtur që klubi i tij ka arritur të arrijë majen e Premier League pas dështimit që bëri City.

“Ne jemi tepër të lumtur me tre pikët e fituara në ndeshjen e sotme dhe natyrisht edhe më të lumtur me vendin e parë”.

“Jemi të lumtur me takimin e sotëm edhe pse kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola”.

“Tani jemi duke menduar për ndeshjen e ardhshme”, tha Young për Sky Sports News.