Lionel Messi vazhdon serinë e golave edhe me kombëtaren e Argjentinës e cila gjatë një ndeshje kundër Brazilit të madh ka arritur të fitojë me rezultatin4-3. Heroi i kësaj ndeshje ka qenë sulmuesi i Barcelonës i cili arriti të shënojë tre herë në portën kundërshtare ndërsa goli i tij i fundit ishte vërtet spektakolar.
Loja e Messi-t është vlerësuar edhe nga trajneri i skuadrës braziliane. Ndeshja ishte plot gola ndërsa skuadrabraziliane humbi disa raste për të barazuar rezultatin. Ndërsa golat e Romulo, Oskar dhe Hulk nuk ishin të mjaftueshëm për t’i dhënë Selesaos triumfin. Përvec Mesit për argjentinën shënoi gjithashtu dhe Fernandez, ndërsa në minutën e 90-të të dyja skuadrat mbetën me 10 vetë si pasojë e daljes me karton të kuq të Lavezzit dhe Marcelos.
