Organizatorët e dy vendeve pritëse të kampionatit europianEURO 2012 duket se nuk i kanë bërë mirë llogaritë për organizimin e këtij kompeticioni. Në ndeshjen mes Polonisë dhe Greqisë sistemi i ajrosjes në impiantin 60 mijë vendesh nuk ka funksionuar sic duhet, pasitemperatura në stadium gjatë ndeshjes ka arritur deri në 40 gradë celcius nga 20 që ishtetemperatura normale jashtë tij.
Lojtarët e kombëtares polake janë ankuar ndaj drejtuesve të stadiumit duke theksuar se e kishin të pamundur të merrnin frymë lirisht brenda impiantit gjë që i pengoi dhe në lojën e tyre.
