Mungojnë pak më shumë se 24 orë nga superndeshja e Grupit C në Euro 2012 Spanjë-Itali por deklaratat nga të dy kampet kanë orë që kanë startuar. Një prej tyre është edhe mbrojtësi katalanas i Spanjës, GerrardPique, i cili në konferencën për shtyp ka folur për Andrea Pirlo, Mario Balotelli dhe jo vetëm.
"Italia do të jetë një kundërshtar i fortë. Balotellimund të fitojë një ndeshje i vetëm ndërsa Pirlo i vetëm mund të fitojë një kampionat të tërë", u shpreh Pique.
Ndërsa për skandalin e basteve në futbollin italian, mbrojtësi spanjoll u shpreh: "Italia shpërthen atëherë kur duket në valët e tërmetit. Por ne jemi euforikë pasi të fitosh Kupën e Botës dhe Europës e të mos jesh i tillë është më mirë të ikësh. Nëse imponojmë lojën tonë e fitojmë edhe Euro 2012".
