Babai i Van Persiet sqaron shumëçka!


Babai i Robin Van Persiet ka larguar shumë dilema rreth të ardhmes së djalit të tij, por që në të njejtën koha ka shtuar disa dilema të tjera.

”Robin nuk do ta lë Arsenalin për ndonjë skuadër në Angli. Ai do të vendosë për ndonjë skuadër tjetër jashtë Anglisë ose do të mbetet në Arsenal. As Manchester City e as ndonjë skuadër tjetër angleze nuk është e ardhmja e djalit tim” deklaroi babai i Van Persiet.

Dilema e madhe është se a do të arrijë marrëveshje Van Persie me ndonjë skuadër tjetër nga një kampionat tjetër dhe se cila është ajo skuadër. Skuadrat si Barcelona e Juventus janë të interesuara për të.