Skuadra e Chelseat po tenton që të marrë edhe disa talent nga Barcelona. I radhës në radarin e skuadrës angleze është mesfushori i talentuar i Barcelonës, Sergio Roberto.
Sipas mediave angleze dhe spanjolle 21 vjeçari Roberto është dëshira e radhës e Chelseat. Roberto është cak i Chelseat që nga koha Villas Boas ishte trajner.
Por jo vetëm kaq, Chelsea po mendon të sjellë në skuadër edhe talentin tjetër të Barcelonës Gerard Deulofeu. Por Barcelona menjëherë është përgjigjur duke mohuar shitjen e këtij talenti i cili është ndër më të shquarit te kjo skuadër. Vitin e kaluar Chelsea nga Barcelona e mori talentin Oriol Romeu
