Danimarkë-Portugali, formacionet

Grupi B i Euro 2012 luan sot ndeshjet e raundit të dytë duke filluar me Danimarkë-Portugali e programuar të luhet në orën 18:00 në Arena Lviv. Danezëu vijnë pas fitores suprizë kundër Holandës (1-0) ndërsa luzitanët nga humbja 0-1 me Gjermaninë.

Prandaj pritet që sfida e sotme të jetë vendimtare, sidomos për Portugalinë, e cila në rast se nuk fiton sot, me shumë mundësi duhet ti thotë lamtumirë Europianit.

Nga ana tjetër, një fitore për danezët do të thoshte kualifikim për në fazën tjetër.

Formacionet:

DANIMARKA: Andersen; Jacobsen; Agger; Kajer; Poulsen; Kvist; Zimling; Rommedahl; Eriksen; Krohn-Dehli; Bendtner: Tr: M.Olsen

PORTUGALIA: R.Patricio; Peneira; B.Alves; Pepe; Coentrao; Meireles; Veloso; Moutinho; Nani; Postiga; C.Ronaldo. Tr:P.Bento

ARBITËR: Craig Thomson (SKOCI)

STADIUM: Arena Lviv