Sot në mbrëmje luhet një prej ndeshjeve më të forta dhe interesante të këtij Europiani, ajo mes Hollandës dhe Gjermanisë. Dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit kontinental dhe dy ekipe historikisht rivale me njëra-tjetrën.
Ekipet vijnë me pozita krej të ndryshme në këtë ndeshje pasi gjermanët kanë fituar ndeshjen e parë ndërsa hollandezët kanë humbur përballë Danimarkës. Prandaj dhe një humbje për Holandën do të thoshte eleminim që në grup duke ikur edhe një prej pretendenteve për të fituar Euro 2012.
Gjermania nga ana tjetër vjen në këtët ndeshje e qetë dhe me ekipin e plotë pa asnjë të dëmtuar.
Ndryshe kjo përballje mund të quhet një finale e parakohshme. /albeu.com/
Formacionet:
HOLANDA: Stekelenburg; Van Der Wiel; Heitinga; Mathijsen; Williems; De Jong; van Bommel; Robben; Sneijder; Afellay; Van Persie. Tr: B.Van Marwijk
GJERMANIA: Neuer; Boateng; Hummels; Badstuber; Lahm; Khedira; Kroos; Muller; Ozil; Podolski; Gomez. Tr: J.Loew.
ARBITËR: Jonas Eriksen (SUEDI)
STADIUMI: Methalist
